Logjistikë dhe Siguri Detare

 

Përshkrimi i Programit:

Masteri Profesional në LOGJISTIKË DHE SIGURI DETARE u ofron studentëve mundësinë që të thellojnë dhe zhvillojnë dijet si dhe aftësitë e tyre profesionale në fushën e menaxhimit portual dhe të sigurisë së mjeteve detare e porteve, të menduarit dhe analizuarit kritik për të kuptuar sfidat në situata të ndryshme.

Njëkohësisht në përfundim të këtij masteri studenti pajiset me njohuritë e nevojshme për të zbatuar në mënyrë efektive aftësitë teknike dhe menaxheriale në fushën e transportit detar.

Kompetencat e përfituara do t’i mundësojnë studenteve të jenë të aftë të përballojnë sfidat që karakterizojnë fushën e navigimit, të logjistikës dhe të sigurisë detare.

Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e studentëve të “Logjistikë dhe Siguri Detare”

Njohuritë dhe kompetencat që karakterizojnë profilin

Cikli i Dytë i Studimeve, Master Profesional në LOGJISTIKË DHE SIGURI DETARE ofron një drejtim të rëndësishëm për të cilin ka shumë nevojë për specialistë e analistë të aftë në fushën e ofrimit të ekspertizës në vlerësimin e indikatorëve teknike e menaxherialë në funksion të rritjes së sigurisë navigacionale dhe cilësisë së menaxhimit detar.

Kuadri formues për këtë specialitet synon të ofrojë njohuri dhe kompetenca në realizimin e objektivave të politikave të sigurisë, por gjithnjë të orientuara nga aftësitë teknike si dhe në aftësitë menaxheriale të specialistëve detarë.

Mundësitë për punësim

  • Të diplomuarit në këtë profil do të mund të punësohen në sektorët e lundrimit detar si dhe në sektorët e menaxhimit portual, transportit, sigurisë portuale dhe shërbimet detare.
  • Gjithashtu të diplomuarit mund të shërbejnë edhe si konsulentë, ekspertë e analistë të fushave detare në institucionet publike, organizata kombëtare dhe projekte të ndryshme sociale.
  • Referuar lëndëve që ndjek studenti në këtë program studimi ndihmohet të pajiset me njohuri që e ndihmojnë në të mënuarit kritik dhe analitik në zgjidhjen e disa problemeve lidhur me sigurinë në shërbimet e transportit detar si dhe të menaxhimit portual e të mjeteve detare.

 

Programi i studimeve  Master Profesional LOGJISTIKË DHE SIGURI DETARE

synon të formojë specialistë  me profil profesional në fushën e sigurisë dhe të logjistikës detare.

 

Mundësitë për punësim

Të diplomuarit në këtë profil punësohen në të gjithë sektorët e industrisë detare:

  • në sektorët e lundrimit detar,
  • në sektorët e menaxhimit portual,
  • në sektorët e transportit detar,
  • në sektorët e sigurisë portuale,
  • në sektorët e shërbimet detare,
  • mund të shërbejnë edhe si konsulentë, ekspertë e analistë të fushave detare në institucionet publike, organizata e ente kombëtare dhe projekte të ndryshme.      

     

Pyetje të shpeshta nga maturantët…

Çfarë mundësish punësimi ofron ky program pas përfundimit?

Të diplomuarit mund të punojnë në kompani logjistike, porte, terminale detare, agjenci transporti dhe institucione që merren me sigurinë detare.

Çfarë përmban programi praktik?

Programi kombinon njohuritë teorike me studime rasti, simulime dhe praktikë profesionale në sektorin e logjistikës dhe sigurisë detare.

A ofron ky program mundësi për zhvillim profesional?

Po. Programi rrit kompetencat profesionale dhe përgatit specialistë për pozicione drejtuese në sektorin e logjistikës dhe sigurisë detare.