Përshkrimi i Programit:
Programi i studimit Master i Shkencave në Mësuesi, Gjuhë e Huaj, Gjuhë Angleze është një program i ciklit të dytë, i ofruar nga Fakulteti i Edukimit, Departamenti i Gjuhëve të Huaja. Ky program synon të përgatisë mësues të gjuhës angleze, duke kombinuar formimin teorik dhe praktik me zhvillimin e aftësive kërkimore dhe akademike.

Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e studenteve te “Mësuesi, Gjuhë e Huaj, Gjuhë Angleze”
Objektivat kryesore te programit:
Pyetje të shpeshta nga studentët…
Praktika profesionale në programin Master i Shkencave në Mësuesi, Gjuhë e Huaj, Gjuhë Angleze është një komponent thelbësor për zbatimin e njohurive teorike në një kontekst praktik dhe profesional, dhe zhvillohet në shkolla publike të arsimit para universitar. Kjo praktikë ka për qëllim zhvillimin e aftësive të mësimdhënies së gjuhës angleze dhe zbatimin e metodave bashkëkohore, ndërkohë që studentët njihen me politikat arsimore dhe sfidat aktuale në sistemin arsimor. Praktika ndihmon studentët të integrojnë teorinë me praktikën, të reflektojnë mbi përvojën profesionale dhe të kontribuojnë në përmirësimin e procesit mësimor.
Mundësitë e punësimit
Studentët e programit Master i Shkencave në Mësuesi, Gjuhë e Huaj, Gjuhë Angleze kanë mundësi të shumta punësimi në:
Pas përfundimit të programit Master i Shkencave në Mësuesi, Gjuhë e Huaj, Gjuhë Angleze, studentët kanë mundësi të vazhdojnë studimet në ciklin e tretë të doktoratës (Ph.D) në fusha si gjuhësia, mësimdhënia, edukimi ose shkencat e tjera të lidhura me edukimin. Programi u jep gjithashtu mundësinë studentëve të thellojnë kërkimet shkencore dhe të kontribuojnë në zhvillimin akademik në fushën e mësimdhënies së gjuhës së huaj.