Përshkrimi i Programit:
Programi i Ciklit të dytë të studimeve, Master Profesional në Shërbime Sociale dhe Komunitare është miratuar nga MAS me Vkm Nr.744, dt.05.07.2013. Emërtimi i programit të studimit Master profesional “Shërbime Sociale dhe Komunitare” është në përputhje me nivelin e kualifikimit të përcaktuar nga Korniza Shqiptare e Kualifikimit.
Departamenti i Sociologjisë përmes programeve të kompletuara në shkencat sociale, synon të përgatis profesionistë të aftë në analizën e thelluar e shkencore të fakteve, duke u ofruar mundësi studentëve për zhvillimin e karrierës akademike dhe profesionale, si dhe duke krijuar më shumë fleksibilitet dhe hapësira për transferimin e studimeve të tyre në programe paralele apo të ngjashme të universiteteve perëndimore e më gjerë.
Departamenti i Sociologjisë kërkon të përmbushë misionin, duke ndihmuar studentët të zhvillojnë aftësitë e të menduarit kritik, të njohin rolin dhe rëndësinë që kanë shërbimet sociale dhe komunitare, si edhe rëndësinë e veçantë që ka kjo fushë në plotësoimin e nevojave të individëve që punojnë ose synojnë të punojnë në fushën e shërbimeve sociale dhe komunitare, si brenda institucioneve publike, ashtu edhe private.
Përgatitje për të maksimalizuar suksesin e studentëve të Shërbime Sociale dhe Komunitare.
Objektivat kryesore te programit:
– të pajisen studentët me njohuri të plota në fushën e Shërbimeve Sociale dhe Komunitare;
– të fitojnë teknikat e kërkimit e kualifikimit më të avancuar shkencor;
– të formojë specialistë të kualifikuar dhe të aftë për tregun e punës brenda dhe jashtë vendit;
– të mësojnë të përdorin një qasje të integruar të Shërbimeve Sociale dhe Komunitare që përfshin situata kritike analizën, menaxhimin me etikë të situatave sociale dhe institucionale, duke iu qasur zgjidhjeve dhe praktikave te mira në një shoqëri gjithnjë e më globale.
Misioni i programit :
Plotësimi i Nevojave të Individëve: Programi ka për qëllim të përgatisë individë që punojnë ose dëshirojnë të punojnë në fushën e shërbimeve humane, sociale dhe komunitare.
Fushat e Fokusit: Përgatitja për fushat e shëndetit mendor, edukatës, ndihmës sociale, ndërmjetësimit dhe shërbimit publik.
Zhvillimi i Aftësive Profesionale: Studentët përfitojnë aftësi profesionale që i ndihmojnë në tregun e punës dhe në shërbim të komunitetit dhe shoqërisë.
Prioritet në Përgatitjen e Profesionistëve: Fokusimi në përgatitjen e profesionistëve të kualifikuar në shërbimet sociale dhe komunitare si pjesë e cikleve të studimit të bachelorit dhe masterit profesional.
Lidhja me Programet e Tjera të Studimit: Programi lidh dhe plotëson programin e studimeve në Filozofi-Sociologji në nivelin bachelor, si dhe programin e masterit profesional në Shërbime Sociale dhe Komunitare.
Pyetje të shpeshta nga studentët…
This will close in 0 seconds