Përshkrimi i Programit:
Programi i studimit Master Shkencor në “Menaxhim Biznesi” është i projektuar për të diplomuarit, së paku në Ciklin e I-rë, Bachelor, të interesuar në përftimin e njohurive profesionale-shkencore, të specializuara, në fushën e menaxhimit të biznesit.
Ky Program studimi projekton të mundësojë thellimin e njohurive me karakter kulturor, profesional dhe të specializuara, të nevojshme për menaxhimin e organizatave të llojeve dhe dimensioneve të ndryshme. Ai synon të ndihmojë në fitimin e aftësive për bërjen e analizave, vlerësimeve dhe diagnozave me natyrë strategjike dhe të stimulojë qëndrimet dhe sjelljet të cilat favorizojnë të qënit lider, inovacionin, iniciativën, analizën dhe menaxhimin e kompleksitetit dhe mosvazhdimësisë. Programi krijon mundësinë e njohjes dhe përdorimit të instrumentave dhe metodologjive të nevojshme për monitorimin e performancës si dhe zhvillimin e suksesin organizativ. Së fundmi, por aspak nga rëndësia, studenti thellohet në fushat me interes të kërkimit, për ndjekjen e një programi Doktorature në profilet e menaxhimit.
Të diplomuarve u ofrohen mundësi të mëtejshme studimi në programet e studimit: Master Ekzekutiv apo Doktoraturë në Shkencat Ekonomike, në Profilet “Administrim Biznesi”, në atë “Administrim Publik”, dhe në Profilet e tjera të menaxhimit, brenda dhe jashtë vendit. Të diplomuarit mund të punësohen në sektorin privat dhe atë publik, universitete e qendra kërkimore, OJF, OJQ, etj.
Veprimtaritë formuese të Programit të studimit Master Shkencor në “Menaxhim Biznesi” artikulohen në dy (2) vite akademike (4 semestra), për një total prej 120 kreditesh, si vijon:
1. A / Lëndë Bazë – Përgatitje metodologjike dhe kulturë e përgjithshme – 12 kredite;
2. B / Lëndë Karakterizuese – Përgatitje për disiplinën shkencore – 63 kredite;
3. C / Lëndë Ndërdisiplinore / Integruese – Nëndisiplina, profile dhe grup lëndë me zgjedhje – 20 kredite;
4. D / Lëndë Plotësuese – Praktika profesionale – 12 kredite;
5. E / Detyrime Përmbyllëse / Mikroteza – 13 kredite.

Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e studentëve të “Bankë-Financë”
Struktura e Programit
Programi është i organizuar në pesë kategori lëndësh:
Pse duhet të studioni në këtë program?
Objektivat kryesore të programit:
Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?