Administrim Biznes

 

Përshkrimi i Programit:

Programi i studimit Bachelor në Administrim Biznes

Programi i studimit Bachelor në “Administrim Biznes” synon paisjen e studentëve me njohuritë bazë mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme, dhe formimin e shprehive të veçanta në fushën e menaxhimit. Qëllimi kryesor është të aftësojë studentët nga ana teorike dhe praktike në fushën e administrimit të një biznesi. Ky program studimi është projektuar të zhvillojë aftësitë praktike dhe teknike, si nga ana personale dhe ajo profesionale, duke nxitur kështu vetëbesimin e profesionistëve të ardhshëm. Përmes tij synohet rritja e aftësive komunikuese dhe të drejtimit të sipërmarrjeve drejt suksesit. Programi promovon ndërveprimin analitik e kreativ mes teorisë, hulumtimit dhe praktikës. Ndër objektivat e tij, nisur nga epoka digjitale kur zhvillohet, zë një vend të veçantë aftësimi i studentëve në njohjen, trajtimin dhe interpretimin e sistemeve të informacionit të drejtimit, menaxherial dhe financiar, si edhe analizimi i aktiviteteve të biznesit dhe kryerjen e parashikimeve menaxheriale, në kontekste të ndryshëm të planifikimit, vendimmarrjes e kontrollit organizativ. Së fundmi, por jo nga rëndësia, programi synon zhvillimin e aftësive dhe zotësive për t’u përballur me sukses me risqet menaxheriale.

Në përfundim të këtij programi, të diplomuarve u ofrohen mundësi të mëtejshme studimi në programet e studimit: Master Profesional e Shkencor në “Menaxhim Biznesi”, apo Master Profesional në “Drejtimi i SME-ve”, pranë departamentit, Fakultetit të Biznesit ose sivëllezërve  të këtyre programeve, brenda dhe jashtë vendit. Të diplomuarit mund të punësohen në sektorin privat dhe atë publik, OJF, OJQ, etj.

Veprimtaritë formuese të Programit të studimit Bachelor në “Administrim Biznes” artikulohen në tre (3) vite akademike (6 semestra), për një total prej 180 kreditesh, si vijon:

1. A / Disiplina të formimit të përgjithshëm bazë – 36 kredite;

2. B / Disiplina të formimit karakterizues të programit – 90 kredite;

3. C / Disiplina formuese të ngjashme dhe/ose integruese me disiplinat karakterizuese – 28 kredite;

4. D / Disiplina formuese të zgjedhura nga studentët dhe Praktike Dëgjimore &Aktive – 20 kredite;

5. E / Përgatitje e tezës së diplomës – 6 kredite.

Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e studentëve te “Administrim Biznes”

Pse duhet të studioni në këtë program?

Qëllimi kryesor i programit Bachelor në Administrim Biznes është t’u ofrojë studentëve njohuri teorike dhe aftësi praktike në fushën e administrimit. Ky program është i dizajnuar për të:

  • Zhvilluar aftësi praktike dhe teknike: Ndërton aftësi personale dhe profesionale, duke nxitur vetëbesimin e profesionistëve të ardhshëm.
  • Përmirësuar aftësitë komunikuese dhe drejtimin: Përgatit studentët për të udhëhequr me sukses ndërmarrjet.
  • Promovuar ndërveprimin analitik dhe kreativ: Nxit mendimin kritik dhe kreativ në lidhje me teorinë, hulumtimin dhe praktikën.
  • Forcuar njohuritë menaxheriale dhe financiare: Trajnon studentët për të njohur, interpretuar dhe menaxhuar sistemet e informacionit menaxherial dhe financiar.
  • Analizuar dhe parashikuar aktivitetet e biznesit: Përgatit studentët për të kryer analiza biznesi dhe parashikime menaxheriale në planifikim, vendimmarrje dhe kontroll organizativ.
  • Përballuar dhe parashikuar risqet: Zhvillon aftësinë për të adresuar dhe minimizuar risqet menaxheriale.

Pyetje të shpeshta nga maturantët…

Çfarë aftësish praktike zhvillohen në këtë program?

Programi përqendrohet në ndërtimin e aftësive praktike dhe teknike, duke rritur vetëbesimin e studentëve si profesionistë të ardhshëm.

Si ndihmon programi në zhvillimin e aftësive drejtuese?

Studentët trajnohen për të përmirësuar aftësitë komunikuese dhe për të udhëhequr me sukses ndërmarrjet.

Si ndërthuren teoria dhe praktika në këtë program?

Kurrikula nxit mendimin analitik dhe kreativ përmes ndërthurjes së teorisë, hulumtimit dhe praktikave reale.

Çfarë lloj njohurish ofron programi për sistemet menaxheriale?

Ai u mundëson studentëve të njohin, interpretojnë dhe menaxhojnë me sukses sistemet menaxheriale dhe financiare.

Si trajnohen studentët për të analizuar aktivitetet e biznesit?

Programi i përgatit për të kryer analiza të detajuara të aktiviteteve të biznesit dhe për të bërë parashikime menaxheriale në kontekste të ndryshme.

 

Çfarë mësohet për menaxhimin e risqeve?

Studentët mësojnë të identifikojnë, adresojnë dhe minimizojnë risqet menaxheriale.

Çfarë mundësish punësimi ofron programi?

Të diplomuarit mund të punësohen në sektorë të ndryshëm të ndërmarrjeve tregtare dhe në institucione shtetërore. Gjithashtu, ata mund të ndjekin studime të avancuara në nivelin Master profesional ose shkencor.