Qendra për Kërkim dhe Ekselencë

Qendra për Kërkim dhe Ekselencë (QKE):

Qendra për Kërkim dhe Ekselencë (QKE) ka për qëllim organizimin, koordininimin dhe
realizimin e kërkimit shkencor për inovacion dhe zhvillim, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”
Durrës; nxitjen dhe mbështetjen e stafit akademik dhe komunitetit studentor për zhvillimin e
kapaciteteve në kërkimin shkencor; krijimin e mjedisit nxitës dhe mbështetjen e inisiativave që
mundësojnë realizimin e kapaciteteve dhe produkteve ekselente në procesin akademik dhe të
kërkimit; bashkërendimin e interesave dhe nevojave të shoqërisë dhe komunitetit të biznesit për
trajtimin shkencor të çështjeve me interes në zhvillim demokratik dhe ekonomik të vendit, me
objektivat për zhvillimin e kërkimit shkencor, si pjesë integrale e objektivave për rritjen cilësore
të punëve në procesin akademik e kërkimor që zhvillohet në UAMD.

Qendra për Kërkim dhe Ekselencë është një njësi kërkimore shkencore dhe organizative, e cila
funksionon si njësi ndërfakultetore dhe vepron si pjesë integrale e UAMD-së. Qendra ndërtohet
mbi bazën e parimit të përfaqësimit dhe të pjesëmarrjes të çdo njësie kryesore, njësie bazë apo
grupi kërkimi, që kryen aktivitet shkencor për inovacion, zhvillim dhe ekselencë në UAMD.
Qendra koordinon dhe merr pjesë në aktivitete kërkimore, trajnime për stafin, projekte kërkimore
si dhe ofron konsulenca, ekspertizë profesionale dhe shkencore për të tretë, në përputhje me
standardet ndërkombëtare dhe aktet ligjore kombëtare.

Misioni:

Misioni i Qendrës është të krijojë dhe të zhvillojë një kulturë kërkimore ndërdisiplinore dhe
inovative në përputhje me misionin e institucionit të arsimit të lartë, duke u bërë një hapësirë e
shkëmbimit akademik, prodhimit të dijes dhe e promovimit të ekselencës.

Objektivat:

1.Kërkimi shkencor dhe inovacioni – të nxisë projekte ndërdisiplinore dhe aplikative në fusha me interes kombëtar dhe ndërkombëtar;
2.Publikimi dhe shpërndarja e dijes – të garantojë botimin e punimeve shkencore, monografive, raporteve dhe veçanërisht të revistës shkencore universitare;
 3.Organizimi i aktiviteteve – të zhvillojë konferenca, simpoziume, tryeza të rrumbullakëta, trajnime dhe workshop-e, për të ndarë rezultatet e kërkimit;
 4.Ndërkombëtarizimi i kërkimit – të krijojë partneritete strategjike me universitete dhe qendra kërkimore të huaja;
5. Zhvillimi i burimeve njerëzore – të përfshijë doktorantë dhe studiues të rinj në projekte shkencore, duke kontribuar në rritjen e kapaciteteve akademike të vendit;
 6.Përkrahja e shoqërisë dhe sektorit privat – të ofrojë konsulencë dhe ekspertizë profesionale dhe shkencore për politika publike, biznesin dhe shoqërinë civile;
 7.Transparenca dhe etika – të garantojë një kulturë akademike të bazuar në integritet, transparencë dhe respektim të etikës shkencore.

Fusha e Veprimtarisë:

• Qendra koordinon dhe ofron trajnime profesionale për stafin akademik dhe administrativ, bazuar në Planin Strategjik mbi zhvillimin profesional të personelit të Universitetit.

• Qendra bashkëpunon me njësitë kryesore dhe bazë të universitetit, komunitetin e bisnesit dhe institucione dhe aktorë të tjerë, të interesuar për trajtimin shkencor të çështjeve që
lidhen me zhvillimin ekonomik, social e demokratik të vendit.

• Mbështet formimin profesional shkencor të studentëve në ciklin e tretë, duke u ofruar asistencë në publikimet e tyre shkencore pranë revistës së Universitetit.

• Organizon dhe mbështet aktivitete shkencore, seminare, tavolina të rrumbullakta, simposiume dhe konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare.

• Nxit dhe mbështet formimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të ekselencës në Universitet.

• Nxit, menaxhon dhe koordinon botimet akademike/shkencore pranë UAMD-së.

• Siguron që punimet shkencore dhe botimet të përmbushin standardet më të larta të  integritetit dhe të jenë në përputhje me parimet etike dhe normat ligjore mbi pronësinë intelektuale.

• Qendra nxit bashkëpunimin me universitete e qendra kërkimi, brenda e jashtë vendit, me synim rritjen e performancave në kërkimin shkencor; shkëmbimin e përvojave për integrimin e kërkimit me procesin akademik; zhvillim e maknizmave që do të bejnë të mundur rritjen e rolit, peshës dhe prezencës së mendimit shkencor akademik në trajtimin e çështjeve për zhvillimin ekonomik e social të qëndrueshëm të vendit.

• Orienton dhe nxit marrjen pjesë në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare të financuara nga BE dhe organizata të tjera, me fokus kërkimin shkencor.

Info: qkzhe@uamd.edu.al
Zyra 408, Lagjia 1, Rruga e Currilave

sqAlbanian