Rektorati

Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi

Rektor i Univeristetit "Aleksandër Moisiu" Durrës

Biografia

Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi që nga viti 2013 është Profesor Doktor pranë Departamentit “Financë-Kontabilitet” dhe që prej vitit 2020 deri në vitin 2024 ka qënë Dekan i Fakultetit të Biznesit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi u emërua në 2024 zyrtarisht si Rektor i Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Emërimi u dekretua me solemnitet nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, gjatë një ceremonie zyrtare që u zhvillua në Pallatin Presidencial.

Kërkimet e tij janë në fushën e Kontabilitetit të Kostos, Kontabilitetit Menaxherial dhe Fiskalitetit. Kërkimet specifike, fokusohen në analizen e kostos së produkteve te përfunduara, gjysëm produkteve në të gjitha fazat, bazuar ne sistemin tradicional dhe sistemin ABC.

Po kështu kërkimet fokusohen edhe në llogaritjen e pikës kritike, analizën kosto-vëllim-fitim, për çdo mall ose produkt bazuar ne aktivitete specifike.

Një element i rëndësishëm i kërkimit është edhe sistemi i planifikimit, sipas skemës plan-zbatim-kontroll-veprim.

Ka marë pjesë në mësimdhënie jashtë Shqipërisë si Kosovë, Maqedoni dhe si lektor i ftuar  në kuadër të programit Erasmus në Universitetin e Lublinit Poloni. Artikujt dhe konferencat e publikuara i përkasin, problematikave në fushën e politikave fiskale, informalitetit, performancës tatimore ne Shqiperi, problemeve në sektorin bankar, fushën e financave publike dhe personale etj.

  • Nga viti 2009 deri në Tetor të vitit 2013, ka punuar në detyrën e Drejtorit Rajonal Tatimor Durrës.
  • Nga shtatori i vitit 2012 deri në Shtator 2016, ka qenë Anëtar i Bordit Mbikqyrës të Ekspertevë Kontabël..
  • Nga viti 1990 deri në vitin 2009, ka punuar si Drejtor finance dhe Administrator në Njësi ekonomike private.
  • Nga viti 2020 deri në vitin 2024 ka qënë Dekan i Fakultetit të Biznesit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

Edukimi

  • Ai është diplomuar në "Universitetin Bujqësor" Tiranë, në Fakultetin e "Ekonomisë Agrare", Dega "Financë" në vitin 1990.
  • Në vitin 2001 ka marë titullin “Kontabël i Miratuar”.
  • Ai ka marë titullin “Doktor” në vitin 2008 pranë "Universitetit Bujqësor", Tiranë.
  • Në vitin 2008 ka marë titullin ”Ekspert Kontabël i Autorizuar”.

Publikime

  • Autor i një Monografie në Gjermani.
  • Autor i librit "Kontabiliteti i Kostos dhe Drejtimit"
  • Autor i librit "Fiskalitet"
  • Si dhe më shumë se 35 artikuj dhe publikime të ndryshme shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, nga të cilat 14 janë me faktorë impakti.

Prof. Asoc. Dr. Azeta Tartaraj

Zv. Rektore për Kërkimin Shkencor

Biografia

Prof. Assoc. Dr. Azeta Tartaraj është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Marketingut të Fakultetit të Biznesit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës që nga viti 2008, pas një përvoje të pasur akademike në fushën e marketingut dhe menaxhimit. Ka mbajtur pozicionin e Drejtueses së Departamentit të Marketingut në UAMD për 8 vite dhe më pas ka drejtuar në mënyrë vizionare dhe strategjike si Dekane, Fakultetin e Biznesit në periudhën 2016-2020. Gjatë karrierës së saj akademike, ka qenë drejtuese  dhe koordinatore e një sërë projektesh kërkimore shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, të financuara nga UAMD,  AKKSHI, BE etj. duke dhënë kontributin e saj në zhvillimin e qëndrueshëm dhe inovacionin në mjedise të ndryshme kulturore dhe ndërkombëtare.

 

Prof. Asoc. Dr. Azeta Tartaraj ka përfunduar studimet Doktorale pranë UAMD në fushën e Marketingut,  me temë  “Marketingu i territorit dhe kohezioni social”.  Në vitin 2015 merr  titullin Profesor i Asociuar. Ka një pjesëmarrje aktive në një numër të konsiderueshëm  Konferencash  Shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe ka botuar  artikuj të shumtë shkencorë, një pjesë e mirë e të cilëve botuar në revista me factor impakti si Scopus, WoS etj.  Gjithashtu është anëtare e disa Bordeve shkencore të revistave dhe konferencave ndërkombëtare.

Ka kontribuar si bashkëautore në botimin e disa teksteve mësimore për studentët në fushën e marketingut si: Drejtim Marketingu, Baza Marketingu, Komunikimi integruar marketing etj.

Ka mbajtur pozicione drejtuese edhe në biznese private ku mund të përmendim atë të  Drejtores së Përgjithshme dhe Drejtores së Marketingut në një prej mediave të rëndësishme shqiptare si televizioni Telenorba Shqiptare. Gjjithashtu është anëtare e kryesisë së Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve që nga themelimi i saj e deri më sot.

Edukimi

  • Diplomuar për “Sferë Qarkullimi” në Fakultetin Ekonomik, Universiteti Tiranës, 1988-1992
  • Diplomë Master Shkencor në Marketing në Fakultetin Ekonomik, Universiteti Tiranës, 2004-2006
  • Doktoratë në Shkenca Ekonomike, me temën “Marketingu i territorit dhe kohezioni social”, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, 2013
  • Titulli “Profesor i Asociuar”, 2015, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës

Publikime

  • “A Mind Genomics Cartography of Shopping Behavior for Food Products during the Covid -19 Pandemic” ISSN 2601-8705 (Print) ISSN 2601-8691 (Online) European Journal of Natural Sciences and Medicine, July – December 2023, Volume 6, Issue 2, DOI: 10.2478/ejnsm-2023-0014
  • “Accessing the TikTok Influencer Marketing on Consumer Behavior: An Econometric Examination” (2024). Journal of Educational and Social Research, 14(2), 346. https://doi.org/10.36941/jesr-2024-0048
  • “The Influence of Sensory Marketing in Consumer Purchasing: Implementing Effective Strategies” 4th International Scientific Conference On Innovative Marketing ISCOIM, 1-2 December 2023, Department of Marketing, University “Aleksander Moisiu” Durrės, Albania Proceeding book Pg.198-209, ISBN: 97899282678942023,
  • “Shopping Experience – Imputing Emotions to Description of the Food” International May Conference on Strategic Management – IMCSM22, May 28, 2022, Bor, Serbia, IMCSM Proceedings, ISSN 2620-0597, Volume XVIII
  • E-commerce development opportunities and limitations from the Generation Z perspective of Poland and Albania” Nierówności społeczne a wzrost gospodarczy z. 69(1)/2022, s. 73–86

Prof.As.Dr Suela Kastrati

Zv. Rektore për Çështjet Mësimore

Biografia

PROF. AS. DR. SUELA KASTRATI është lektore e Departamentit të Gjuhës Shqipe në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Për gati 8 vite ka qenë drejtuese e këtij departamenti. Më parë ka mbajtur pozicionin e Mësueses së Gjuhës Shqipe pranë Shkollës së Mesme “Nikollë Zagorjani” Shkodër, gjithashtu ka punuar në Bibliotekën Internazionale ”Gjergj Kastrioti” në Kozencë të Italisë.

Prof. As. Dr. Suela Kastrati është autore dhe bashkëautore e disa teksteve dhe më shumë se 35 publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Edukimi

  • “Mësues i Gjuhës dhe i Letërsisë” në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër ( 1990-1994)
  • MSc, në Gjuhësi, specialiteti Morfologji, Universiteti i Tiranës
  • Universiteti i Tiranës (Doktoratë në Gjuhësi, specialiteti Morfologji)
  • Në 2015, fiton titullin Prof.as. nga Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër.

Publikime

  • “Student’s self-evalutation in albanian language”, (2013)
  • About some issues related to the noun system in the usage of language at official acts of 1925 in Albania”2015
  • Issues concerning literary and linguistics contribuition in the poem‚ The songs of Milosaos“ by Jeronim De Rada(2014).
  • Monografi “Sistemi foljor dhe rrafshi i sintaksës në gjuhën e revistës “HYLLI I DRITËS” (1921-1930)
  • Bashkëautore Shkrim akademik (2017)
  • Bashkëautore Shkrim akademik (Libër ushtrimesh) (2017)
  • Bashkëautore e librit të mësuesit të Gjuhës Shqipe të Shtëpiaë botuese Albas, (2019)

/////

Zv. Rektori për Marrëdhëniet Institucionale

Biografia

/////

Edukimi

  • //
  • //
  • //
  • //

Publikime

  • //
  • //
sqAlbanian