
Mirëpresim vizita në Kampus nga studentë të ardhshëm, prindër, profesionistë, apo thjeshtë të interesuar për të na njohur. Gjatë turit do të njiheni me mjediset, auditorët, laboratët, stafin dhe jetën studentore në UAMD. Ju do të priteni nga përfaqësuesi ynë i Qendrës së Karrierës, i cili do t’ju rrëfejë më shumë rreth programeve tona të studimit dhe do t’ju ndihmojë te merrni vendimin e duhur.
Godina Qendrore (Currila) me sipërfaqe 6000 m2, bibliotekë dhe laboratorë. Në të ndodhen dy fakultete: Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit dhe Fakulteti i Studimeve Profesionale.
Adresa:
L.1, Rruga e Currilave, Durrës
Adresa:
Kampusi i Ri Universitar, Rr. Miqesia, Spitallë, Durrës
Ju mirëpresim nga e hëna në të premte, ora 11:00 – 15:00.
Fakulteti i Edukimit, Kati i Parë
Kampusi Universitar, Rruga Miqësia, Spitallë, Durrës