
Fakultetit i Biznesit
Blendian Celmanaj është alumn i Fakultetit të Biznesit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, i cili ka ndërtuar një rrugëtim profesional duke kombinuar formimin akademik me përvojën praktike.
Gjatë studimeve në programin Administrim Biznesi, ai u angazhua në trajnime dhe aktivitete praktike, duke zbatuar njohuritë e fituara edhe në menaxhimin e biznesit familjar. Falë pjesëmarrjes në Panairin e Punës të organizuar nga UAMD, nisi eksperiencën profesionale në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ku zhvilloi aftësi në menaxhimin e shërbimeve dhe komunikimin me klientët.
Një tjetër hap i rëndësishëm në formimin e tij ishte pjesëmarrja në programin Erasmus+ në Universitetin e Pavias, Itali, një përvojë që i zgjeroi horizontet akademike dhe profesionale në nivel ndërkombëtar.
Sot, Blendiani është pjesë e kompanisë ajrore Ryanair, ku punon në një mjedis dinamik dhe sfidues, duke vazhduar të zhvillojë karrierën e tij në industrinë e aviacionit
Për të, UAMD ka qenë një pikënisje e rëndësishme që i hapi dyert drejt mundësive profesionale brenda dhe jashtë vendit.
“Shfrytëzoni çdo mundësi që universiteti ju ofron. Përvoja jashtë auditorit është po aq e rëndësishme sa njohuritë teorike dhe shpesh bëhet çelësi i suksesit në karrierë.”