Alumni-Aldo Mustafa

Aldo Mustafa

Alumni "UAMD" - "Rrënjët e Suksesit"!

Fakultetit i Edukimit

Biografi

Aldo Mustafa është alumn i Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, i cili ka ndërtuar një rrugëtim profesional të suksesshëm në gazetari, media dhe promovimin e kulturës.

Ai përfundoi studimet Bachelor dhe Master Shkencor në programin Gjuhë-Letërsi/Anglisht gjatë viteve 2017–2022. Që prej vitit 2019, ka zhvilluar karrierën si gazetar terreni, duke bashkëpunuar me disa nga mediat më të njohura në Shqipëri, si Report TV, Syri TV, Porta Vendore dhe Faktoje.al.

Sot, Aldo është themelues dhe drejtor ekzekutiv i platformës RevoKult.com, ku angazhohet si autor, redaktor dhe producent përmbajtjesh, me fokus promovimin e kulturës, artit dhe debatit publik.

Pse UAMD?

Për Aldon, vitet në UAMD nuk ishin vetëm një periudhë studimi, por një hapësirë ku u formësua profesionalisht, zhvilloi aftësitë e tij dhe krijoi bazat për rrugëtimin që ndjek sot.

Një mesazh për studentët aktualë dhe maturantët që po mendojnë të vazhdojnë studimet në UAMD.

“Shfrytëzoni çdo mundësi që universiteti ju ofron. Merrni pjesë në debate, trajnime, konferenca dhe aktivitete që ju sfidojnë të rriteni. Mos u kufizoni vetëm te librat – kërkoni, eksploroni, krijoni dhe ndërtoni identitetin tuaj profesional. Lini gjurmë.”

Leave a Reply