
FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE JURIDIKE
Shezeina Rama – Një rrugëtim i suksesshëm në drejtësi dhe administratë publike
Shezeina Rama është alumne e Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, e cila ka ndërtuar një karrierë të spikatur në fushën e drejtësisë, administratës publike dhe arsimit.
Ajo ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në programin E Drejta Private pranë UAMD dhe aktualisht vijon studimet e doktoraturës në të njëjtin universitet. Gjithashtu, ka përfunduar Shkollën Kombëtare të Avokatisë dhe një program ndërkombëtar në Universitetin Linköping në Suedi, me fokus qeverisjen elektronike dhe administratën publike të qëndrueshme.
Me një përvojë të gjatë profesionale, Shezeina ka ushtruar funksione si përmbaruese gjyqësore, juriste pranë Agjencisë së Kadastrës dhe inspektore në administratën tatimore. Në vitin 2023 u shpall fituese në Shkollën e Magjistraturës për profilin “Ndihmës Ligjor” dhe njëkohësisht kontribuon si lektore në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike të UAMD.
Për Shezeinën, UAMD ka qenë themeli i formimit akademik dhe profesional, duke i ofruar njohuritë dhe mbështetjen për të ndërtuar një karrierë të suksesshme në shërbim të drejtësisë dhe institucioneve publike.
“Mos hezitoni të zgjidhni arsimin publik dhe investoni me përkushtim te dijet tuaja. Suksesi ndërtohet me punë, vullnet dhe këmbëngulje. Pavarësisht se ku e nisni rrugëtimin, përkushtimi është ai që ju çon drejt arritjeve. Për mua, UAMD mbetet baza mbi të cilën u ndërtua çdo sukses profesional.”