- This event has passed.
Rektori i UAMD-së, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, priti një delegacion nga Instituti Politeknik i Bragançës, duke vlerësuar bashkëpunimin e suksesshëm mes dy institucioneve në kuadër të Aleancës STARS EU. Partneriteti do të forcohet më tej përmes Programit të Përbashkët në Menaxhim Ndërkombëtar të Biznesit, ku katër studentë të UAMD-së do të ndjekin një vit të plotë akademik në IPB.
