- This event has passed.
Dita e parë e Konferencës STARS EU 2025 evidentoi forcën dhe unitetin e aleancës. Universitetet partnere nga vende të ndryshme të Evropës prezantuan bashkëpunimet, iniciativat dhe rezultatet e arritura në fushën e inovacionit dhe kërkimit shkencor. Gjatë aktiviteteve u theksua rëndësia e punës së përbashkët ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë për adresimin e sfidave globale dhe zhvillimin e zgjidhjeve të qëndrueshme. Konferenca dëshmoi angazhimin e përbashkët të universiteteve anëtare për të kontribuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse
