Teknik Laboratori

 

Përshkrimi i Programit:

Programi i studimit Cikli i Parë Bachelor “Teknik Laboratori” ofrohet nga Departamenti i Shkencave Teknike Mjekësore, në Fakultetin e Studimeve Profesionale, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës. Programi ka një kohëzgjatje prej 3 vitesh akademike, me një total prej 180 kreditesh (ECTS) dhe zhvillohet në gjuhën shqipe.

Programi është i hapur për të gjithë kandidatët që kanë përfunduar me sukses maturën shtetërore ose që zotërojnë një diplomë ekuivalente të arsimit të mesëm, sipas kritereve të pranimit të Universitetit.

Programi synon të përgatisë profesionistë të kualifikuar në fushën e analizave laboratorike mjekësore, të aftë për të kryer ekzaminime laboratorike, për të përdorur teknologjitë moderne diagnostikuese dhe për të kontribuar në diagnostikimin, monitorimin dhe parandalimin e sëmundjeve në përputhje me standardet profesionale dhe etike.

Për më shumë informacion dhe për kurrikulën e programit, shkarko dokumentin.

3 Pika Kryesore të Programit Bachelor në “Teknik Laboratori”:

  • Formim i Plotë në Shkencat Bazë Mjekësore: Studentët fitojnë njohuri të thelluara në anatomi, fiziologji, biologji, biokimi, mikrobiologji, imunologji dhe patologji, duke krijuar bazën e nevojshme për profesionin e teknikut të laboratorit.
  • Kompetenca Praktike në Diagnostikën Laboratorike: Programi zhvillon aftësi praktike në analizat biokimike, hematologjike, mikrobiologjike, imunologjike dhe histopatologjike, si dhe në përdorimin e pajisjeve laboratorike bashkëkohore.
  • Integrim i Praktikës Profesionale me Teknologjinë Laboratorike: Studentët kryejnë praktika profesionale gjatë gjithë programit të studimit dhe përgatiten për organizimin, menaxhimin dhe funksionimin e laboratorëve modernë.

Pse duhet të studioni në këtë program?

  • Formim Profesional Bashkëkohor:
    Programi kombinon njohuritë teorike me aftësitë praktike në analizat laboratorike, duke përgatitur specialistë të aftë për të punuar me teknologjitë moderne diagnostikuese.

  • Praktikë Profesionale e Vazhdimshme:
    Gjatë tre viteve të studimit studentët zhvillojnë praktikë profesionale në laboratorë dhe institucione shëndetësore, duke fituar eksperiencë reale në punë.

  • Mundësi të Gjera Punësimi:
    Diploma ju mundëson të punoni në laboratorë klinikë, biokimikë, mikrobiologjikë, histopatologjikë, institucione publike dhe private shëndetësore, si dhe në laboratorë kërkimorë.

  • Përgatitje për Teknologjitë Moderne: 
    Programi përfshin përdorimin e metodave moderne laboratorike, automatizimin laboratorik dhe organizimin profesional të laboratorëve, duke iu përshtatur zhvillimeve të sektorit të shëndetësisë.

Objektivat kryesore të programit:

  1. Aftësi në Analizat Laboratorike
    Studentët fitojnë kompetenca në kryerjen e analizave biokimike, hematologjike, mikrobiologjike, imunologjike dhe histopatologjike.

  2. Aftësi në Përdorimin e Pajisjeve Laboratorike
    Formimi profesional përfshin aftësi për të drejtuar grupe turistësh, për të prezantuar destinacione dhe për të interpretuar site kulturore, historike dhe natyrore.

  3. Aftësi në Diagnostikimin Laboratorik
    Studentët përgatiten për të kontribuar në diagnostikimin e sëmundjeve përmes analizave laboratorike, interpretimit të rezultateve dhe bashkëpunimit me profesionistët e tjerë të shëndetësisë.

  4. Aftësi në Etikë dhe Menaxhim Profesional
    Programi forcon kompetencat në etikën profesionale, legjislacionin shëndetësor, organizimin dhe menaxhimin e laboratorëve, si dhe në komunikimin profesional.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Të diplomuarit e programit Bachelor “Teknik Laboratori” kanë mundësi të shumta punësimi në sektorin publik dhe privat të shëndetësisë. Disa nga pozicionet e mundshme përfshijnë:

  • Teknik laboratori në laboratorë klinikë.
  • Teknik laboratori në laboratorë biokimikë.
  • Teknik laboratori në laboratorë mikrobiologjikë.
  • Teknik laboratori në laboratorë hematologjikë.
  • Teknik laboratori në laboratorë histopatologjikë dhe citopatologjikë.
  • Specialist në laboratorë diagnostikues privatë.
  • Teknik laboratori në spitale publike dhe private.
  • Bashkëpunëtor në laboratorë kërkimorë dhe universitete.
  • Specialist në laboratorë të kontrollit të cilësisë dhe institucione të shëndetit publik.

Pyetje të shpeshta nga maturantët…

Çfarë përmban programi praktik?

Praktikë laboratorike në analizat klinike dhe diagnostikuese.

A ka mundësi për vazhdim të studimeve?

Po, në programe Master në laborator dhe shkenca biomjekësore.

Cilat janë objektivat kryesore të programit?

Përgatitja e teknikëve të laboratorit me aftësi profesionale dhe laboratorike.