Terapi Manuale Fizioterapi Muskoloskeletike

 

Përshkrimi i Programit:

Programi i studimit Cikli i Dytë Master Profesional “Terapia Manuale dhe Fizioterapia Muskuloskeletike” ofrohet nga Departamenti i Shkencave Teknike Mjekësore, në Fakultetin e Studimeve Profesionale, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës. Programi zhvillohet gjatë 2 viteve akademike, me një total prej 120 kreditesh (ECTS) dhe realizohet në gjuhën shqipe.

Programi është i hapur për kandidatët që kanë përfunduar studimet universitare të ciklit të parë në Fizioterapi ose fusha të afërta, sipas kritereve të pranimit të përcaktuara nga universiteti.

Qëllimi i programit është të përgatisë specialistë të kualifikuar në diagnostikimin funksional, trajtimin dhe rehabilitimin e çrregullimeve muskuloskeletike, duke kombinuar terapinë manuale, ushtrimet terapeutike dhe metodat moderne të fizioterapisë.

Për më shumë informacion dhe për kurrikulën e programit, shkarko dokumentin.

3 Pika Kryesore të Programit Master Profesional “Terapia Manuale dhe Fizioterapia Muskuloskeletike”:

 

  • Formim i Avancuar në Terapinë Manuale:

    Studentët përvetësojnë teknikat bashkëkohore të terapisë manuale dhe të ushtrimeve terapeutike për trajtimin e patologjive të shtyllës kurrizore dhe të gjymtyrëve.

  • Kompetenca të Specializuara në Rehabilitim Muskuloskeletik:

    Programi zhvillon aftësi profesionale në rehabilitimin e pacientëve me dëmtime ortopedike, neurologjike dhe geriatrike, duke përdorur metoda të bazuara në evidencë shkencore.
  • Integrim i Praktikës Klinike dhe Kërkimit Shkencor:

    Studentët përfshihen në praktikë profesionale dhe trajnohen në metodologjinë e kërkimit shkencor, statistikë dhe realizimin e mikrotezës për të forcuar kompetencat akademike dhe profesionale

Pse duhet të studioni në këtë program?

Formim i Specializuar Profesional

Programi ju përgatit për të trajtuar patologjitë muskuloskeletike dhe neurologjike përmes teknikave moderne të terapisë manuale dhe fizioterapisë.

Mësim i Orientuar drejt Praktikës Klinike

Krahas përgatitjes teorike, studentët zhvillojnë praktikë profesionale në institucione shëndetësore, duke fituar eksperiencë të drejtpërdrejtë me pacientët.

Mundësi të Shumta Punësimi

Të diplomuarit mund të punojnë në spitale, klinika rehabilitimi, qendra fizioterapie, institucione sportive, qendra geriatrike, si edhe të ushtrojnë profesionin në mënyrë të pavarur.

Zhvillim Akademik dhe Profesional

Programi zhvillon aftësi në kërkimin shkencor, analizën e rasteve klinike dhe përdorimin e metodave bashkëkohore të rehabilitimit, duke krijuar bazë të fortë për zhvillim të mëtejshëm profesional.

Objektivat kryesore të programit:

  1. Aftësi në Diagnostikimin dhe Vlerësimin Klinik
    Studentët mësojnë të vlerësojnë funksionin muskuloskeletik dhe neurologjik të pacientëve dhe të hartojnë plane individuale rehabilitimi.

  2. Aftësi në Terapinë Manuale dhe Ushtrimet Terapeutike
    Programi përgatit specialistë të aftë në aplikimin e teknikave të terapisë manuale dhe ushtrimeve terapeutike për shtyllën kurrizore, gjymtyrët dhe sistemin nervor.

  3. Aftësi në Rehabilitim dhe Menaxhim Klinik
    Studentët fitojnë kompetenca në rehabilitimin e pacientëve me patologji ortopedike, neurologjike dhe geriatrike, si dhe në përdorimin e metodave instrumentale të fizioterapisë.

  4. Aftësi në Kërkimin Shkencor
    Studentët fitojnë kompetenca në rehabilitimin e pacientëve me patologji ortopedike, neurologjike dhe geriatrike, si dhe në përdorimin e metodave instrumentale të fizioterapisë.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Të diplomuarit e këtij programi kanë mundësi të shumta punësimi në sektorin publik dhe privat të shëndetësisë, si dhe në institucionet e rehabilitimit. Disa nga pozicionet e mundshme përfshijnë:

  • Fizioterapist në spitale publike dhe private.
  • Specialist i terapisë manuale.
  • Fizioterapist në klinika ortopedike dhe neurologjike.
  • Specialist në qendra rehabilitimi dhe rikuperimi funksional.
  • Fizioterapist në qendra sportive dhe ekipe profesionale.
  • Specialist në qendra geriatrike dhe institucione të kujdesit afatgjatë.
  • Këshillues dhe trajner në programe rehabilitimi muskuloskeletik.
  • Profesionist i pavarur në klinika ose kabinete fizioterapie.

Pyetje të shpeshta nga maturantët…

Ku mund të punojnë?

Në klinika rehabilitimi, qendra fizioterapie dhe institucione shëndetësore.

Çfarë përfshin praktika?

Trajnim praktik në terapi manuale dhe rehabilitim muskuloskeletik.

 

Cili është objektivi?

Formimi i specialistëve në trajtimin manual të çrregullimeve muskuloskeletike.