

HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY UNIVERSITY “LUCIAN BLAGA” SIBIU RUMANI PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR) DHE TË DYTË TË STUDIMEVE (MASTER).
PËR FAKULTETIN E BIZNESIT, FAKULTETIN E SHKENCAVE POLITIKE DHE JURIDIKE, FAKULTETIN E EDUKIMIT DHE FAKULTETIN E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT.
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027, në Universitetin “Lucian Blaga” të Sibiu Rumani.
Nivelet e mobilitetit për studentë:
Numri i kuotave:
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
o Administrim Biznes
o Turizëm
o Drejtësi
o Shkenca Politike
o Gjuhë e huaj
o Psikologji
o Teknologji informacioni
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen nga Universitetin pritës.
Kriteret për aplikim:
Studentët Bachelor, Master duhet të kenë:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B1
– Kurset ofrohen ne gjuhën angleze
– Performancë të mirë akademike
– Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.
Dokumentat që nevojiten për aplikim:
– Vërtetim studenti (i përkthyer në anglisht);
– Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
– Kopje e pasaportës;
– Çertifikate te gjuhës Angleze niveli B1 (Studentë Bachelor, Master)
– Letër motivimi në gjuhën angleze;
– CV në gjuhën angleze;
Afati i aplikimit është deri më datë 17 Qershor 2026.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën aidameca@uamd.edu.al duke kopjuar (cc) belisakorriku@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati I Tretë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.