Ky program studimor i ciklit të parë “Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik” është program bazë që mbulon temat e zhvillimit ekonomik, politik, institucional dhe social.
Objektivat specifike të programit janë përvetësimi i aftësive thelbësore për të kuptuar karakteristikat kryesore të zhvillimit lokal dhe global, rritjes ekonomike afatgjatë në sisteme të ndryshme lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, në mënyrë që të rriten kapacitetet që do të vlerësojnë dhe propozojnë ndërmarrje politike për të nxitur zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor në një kontekst bashkëpunimi rajonal e më gjerë.
Qasja programore bazohet në një kurrikul ndërdisiplinore të frymëzuar nga bashkëpunimi dhe zhvillimi i qëndrueshëm, d.m.th. ideja se prodhimi i mallrave dhe shërbimeve duhet të plotësojë disa kërkesa njerëzore, sociale dhe politike. Programi mbulon fushat ekonomike, historike, ligjore, politologjike, statistikore dhe sociologjike, duke synuar të promovojë analiza krahasuese cilësore dhe sasiore të problemeve strukturore dhe sektoriale që prekin vendin tonë, në një kontekst më të gjerë të sistemeve në pellgun e Mesdheut, Evropën Lindore dhe Bashkimit Evropian.
Prandaj, programi fokusohet në rëndësinë e kulturave lokale, dinamikave e proceseve dhe zhvillimit autonom, duke studiuar kontributet origjinale dhe novatore në debatin mbi politikat e bashkëpunimit për zhvillim në fusha të ndryshme. Mbi këtë bazë, natyra ndërdisiplinore e programit është një shtyllë themelore në identifikimin e një game të gjerë aktivitetesh mësimore integruese: drejtësi, politologji, sociologji, histori dhe gjuhësi.
Në këtë kontekst, studentët mund ta përshtatin kurrikulën sipas profilit të tyre të zgjedhur përmes grupeve të synuara të njësive të lëndëve. Programi gjithashtu mbulon metodologjitë e kërkimit, duke hetuar ndërveprimet e reja dhe komplekse ndërmjet dinamikave ndërkombëtare dhe vendase në çdo kontekst. Duke përmbushur nevojat e trajnimit të theksuara nga agjencitë ndërkombëtare, kombëtare dhe rajonale, organizatat joqeveritare, ndërmarrjet publike dhe private që operojnë në fushat bujqësore, industriale dhe të shërbimeve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, studentët mund të marrin pjesë gjithashtu në seminare arsimore duke analizuar, diskutuar dhe negociuar metodat dhe njohuritë e ndërhyrjes.
Përveç këtyre, kursi ofron aftësi të avancuara të nevojshme për:
Ky profil studimi, i plotësuar me studime të thelluara në nivel master, ofron një sërë mundësish për karrierë. Të diplomuarit do të jenë në gjendje të kryejnë funksione menaxheriale dhe me përgjegjësi të lartë në Administratën Publike, në organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, duke përfshirë OJQ-të, kompanitë private në fushën e bashkëpunimit zhvillimor ndërmjet vendeve në nivele të ndryshme, vullnetarizmi, si dhe në institucionet arsimore dhe ato të bashkëpunimin social e kulturor. Studentët gjithashtu do të jenë në gjendje të ofrojnë këshillim të specializuar dhe projekte zhvillimore në institucionet kërkimore dhe studimore në fushën e zhvillimit njerëzor dhe social, për ndërtimin e institucioneve; dhe/ose qasje në trajnime të avancuara në fushën e shkencave sociale.

Studentët e programit “Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik” në DAP, UAMD do të studiojnë në universitetin La Sapienza për së paku një semestër akademik (30 kredite), ndërkohë që studentët e programit “Cooperazione Internazionale e Sviluppo” në La Sapienza do të studiojnë në UAMD për një semestër akademik (30 kredite). Në përfundimin e studimeve, studentët e të dy Universiteteve do të mbajnë një diplomë të lëshuar nga të dy universitetet. Kjo përbën mundësi dhe përparësi të madhe, veçanërisht për studentët shqiptarë, të cilët do të përballen me një përvojë ndërkombëtare, duke studiuar në një prej universiteteve më të vjetër dhe prestigjioz të botës.
Profilet e mundshme profesionale të identifikuara janë si më poshtë:
Pyetje të shpeshta nga maturantët…