Shërbimet që ofrohen nga UAMD

Informacioni që bëhet publik pa kërkesë është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të Ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”. Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD), vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij zyrtare të internetit www.uamd.edu.al dhe në mjediset e tij të pritjes informacionet e nevojshme për publikun, studentët dhe stafin.

  •  Shërbime Informative

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës është institucion publik i arsimit të lartë dhe si i tillë, ushtron veprimtarinë e tij institucionale mbështetur në Ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin dhe Rregulloren e UAMD-së.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës krijon të ardhura të ligjshme nga veprimtaritë mësimore e kërkimore-shkencore, nga të drejtat intelektuale, si dhe nga shërbimet për ofrimin e të cilave i është dhënë e drejta me akte ligjore, aktet nënligjore në fuqi, si dhe aktet e brendshme të tij. Bordi i Administrimit në UAMD miraton tarifat për shërbimet dhe tarifat e studimit për të gjitha ciklet.

  • Shërbime Procedurale dhe Administrative

Në kuadër të veprimtarisë administrative dhe shërbimeve ndaj studentëve e publikut, UAMD ofron:

 

  • Cikli i Parë (Bachelor) dhe Programet me Karakter Profesional:

  • Cikli i Dytë (Master i Shkencave dhe Master Profesional):

  • Cikli i Tretë (Doktoratë):

  • Programi Erasmus+: Mobilitete akademike për studime dhe praktika për studentët, si dhe shkëmbime për stafin akademik dhe administrativ me universitetet partnere evropiane.

  • Marrëveshjet Dypalëshe dhe Ndërkombëtare: Bashkëpunime për projekte kërkimore, programe të përbashkëta apo diploma të dyfishta (Double Degrees).

  •  Instrumentet e Financimit të Studentëve, Procedurat dhe Kriteret
  • Bursat e Ekselencës: Mbështetje financiare dhe përjashtim/ulje tarife për studentët me rezultate të shkëlqyera.

  • Kategoritë Sociale në Nevojë: Përjashtim ose reduktim i tarifës së shkollimit për studentët që përfshihen në kategoritë e mbrojtura sociale (sipas VKM-ve në fuqi dhe vendimeve të Bordit të Administrimit të UAMD-së).

  • Fondet e Mbështetjes Studentore: Financim i projekteve studentore, aktiviteteve shkencore, kulturore dhe sportive.

  •  Informacion mbi Programet e Studimit dhe Akreditimin
  • Lista e të gjitha programeve të hapura dhe të akredituara të studimit sipas fakulteteve:

  • Raportet e akreditimit institucional dhe të programeve të studimit nga ASCAL (Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë).

  • Veprimtaria Kërkimore-Shkencore
  • Buletini Shkencor i UAMD-së dhe botimet shkencore periodike.

  • Qendrat Kërkimore-Shkencore dhe laboratorët pranë fakulteteve të UAMD-së.

  • Projekte Kërkimore: Informacion mbi projektet kombëtare e ndërkombëtare (AKKSHI, Horizon Europe, Interreg, etj.) ku UAMD është partner apo drejtues.