Departamenti i Shkencave Politike organizon një leksion të hapur me temën “Europa Dje, Sot dhe Nesër”, i cili do të mbahet nga Dr. Belina Bedini. Ky leksion ka për qëllim të ofrojë një pasqyrë të zhvillimeve historike të Bashkimit Europian, të analizojë gjendjen aktuale të Europës dhe të diskutojë mbi të ardhmen e kontinentit në një botë të ndryshuar. Aktiviteti është i hapur për studentët dhe të rinjtë që janë të interesuar në studimin e politikave europiane dhe proceset integruese.