Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Fakulteti i Biznesit, do të organizojë një leksion të hapur me temën “Parimet e Qëndrueshmërisë”, që do të zhvillohet në muajin shkurt 2025. Prof. Dr. Flora Merko, një ekspert i njohur në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe politikave mjedisore, do të drejtojë këtë aktivitet dhe do të ofrojë një pasqyrë të thelluar mbi parimet themelore të qëndrueshmërisë dhe rëndësinë e tyre në zhvillimin e politikave dhe praktikave të qëndrueshme.