Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Fakulteti i Biznesit, organizon një leksion të hapur me temë “Sipërmarrja e të Rinjve dhe Impakti i Teknologjisë në Sipërmarrje”, që do të zhvillohet në muajin mars 2025. Anëida Bajraktari Biçja, sipërmarrëse e suksesshme, do të ndajë përvojat e saj dhe mundësitë që teknologjia ofron për bizneset e reja. Prof. Asoc. Dr. Eda Bezhani, profesore në Fakultetin e Biznesit, do të moderonte diskutimin dhe do të ofronte një pasqyrë të thelluar mbi ndikimin e teknologjisë në zhvillimin e bizneseve.