Fakulteti i Biznesit i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës do të organizojë një vizitë mësimore në ambjentet e Radiotelevizionit Adria TV, e drejtuar nga Prof. Asoc. Dr. Blerim. Ky aktivitet do t’u ofrojë studentëve mundësinë për të mësuar nga afër proceset e produksionit dhe menaxhimit të një stacioni televiziv, duke përfshirë aspekte të marketingut, menaxhimit të mediave dhe zhvillimit të përmbajtjes. Vizita do të jetë një mundësi e shkëlqyer për studentët për të lidhur njohuritë teorike me praktikën e mediave dhe industrinë e komunikimit.