Cikli i Dytë i Studimit – Master Shkencor Edukim në Vazhdim

 

Përshkrimi i Programit:

Program studimi me kohë të plotë, 120 kreditre, me kohëzgjatje normale dy vite akademike, i cili merr përsipër të ofrojë studime të thelluara në fushën e edukimit, si dhe në veprimtaritë kërkimore-shkencore.

Kriteret e pranimit të studentëve: 

  • Kandidatët që kanë përfunduar Ciklin e Parë të Studimeve Bachelor, në Arsim Parashkollor, Arsim Fillor.
  • Kandidatët që kanë përfunduar programe studimi Bachelor në shkencat sociale, shkencat humane dhe shkencat natyrore, të pasuar nga një Master Profesional në Mësuesi. 
  • Kandidatët që kanë përfunduar programe studimi Bchelor që synojnë punësimin si mësues në shkolla profesionale (profile të ndryshme, ekonomi, turizëm, arte, etj)
  • Edukatorë, mësues dhe drejtues në karrierë në sistemin arsimor shqiptar nga të gjithë profilet

 

Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e studentëve të “Master Shkencor Edukim në Vazhdim”

Mundësitë për punësim:

  • Mësues në institucionet arsimore parauniversitare publike ose jopublike. 
  • Specialistë në qendra të ndryshme edukimi, organizata që operojnë në fushën e edukimit, apo mund të angazhohen si mentorë, tutorë apo trajnerë në programe apo veprimtari në fushën e edukimit.
  • Specialistë në organet drejtuese të arsimit, apo si specialistë në organet e qeverisjes vendore.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian