Universiteti “Aleksandër Moisiu” i Durrësit, Fakulteti i Biznesit, do të organizojë një Ekspeditë Mësimore më 24 maj 2025, nën udhëheqjen e Dr. Mirela Tase. Ky aktivitet ka për qëllim ofrimin e mundësisë për studentët dhe pjesëmarrësit për të aplikuar njohuritë teorike në praktikë, duke eksperimentuar në terren dhe mësuar mbi praktikat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe menaxhimit të burimeve natyrore.