Master i Shkencave në “Mësuesi, Gjuhë e Huaj, Gjuhë Gjermane”

 

Përshkrimi i Programit:

Programi i studimit Master i Shkencave në Mësuesi, Gjuhë e Huaj, Gjuhë Gjermane është një program i ciklit të dytë, i ofruar nga Fakulteti i Edukimit, Departamenti i Gjuhëve të Huaja. Ky program synon të përgatisë mësues të gjuhës gjermane, duke kombinuar formimin teorik dhe praktik me zhvillimin e aftësive kërkimore dhe akademike.

Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e studenteve të në Mësuesi, Gjuhë e Huaj, Gjuhë Gjermane.

Objektivat kryesore te programit:

  • Të ofrojë një formim të thelluar teorik në shkencat e edukimit dhe metodologjitë bashkëkohore të mësimdhënies së gjuhës gjermane.
  • Të zhvillojë kompetenca për zbatimin e metodave të mësimdhënies dhe të nxënies në kontekste të ndryshme arsimore.
  • Të përmirësojë aftësitë e kërkimit shkencor në fushën e mësimdhënies dhe edukimit gjuhësor.
  • Të nxisë aftësi për reflektim dhe zhvillim profesional të vazhdueshëm.

Pyetje të shpeshta nga studentet…

Cilat janë kompetencat e programit?

  • Aftësi për të dhënë mësim në ciklet e arsimit para universitar në gjuhën gjermane.
  • Aftësi në përdorimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies për përfshirjen aktive të nxënësve dhe përvetësimin e gjuhës.
  • Përdorimi i teknologjive të mësimdhënies për të ndihmuar mësimin e gjuhës së huaj.
  • Aftësi për të lexuar dhe vlerësuar literaturën metodologjike dhe për të kryer kërkime në fushën e mësimdhënies së gjuhës gjermane.
  • Aftësi për të përshtatur dhe krijuar teknika të reja në mësimdhënie.
  • Aftësi për të nxitur vlera shoqërore dhe kulturore në përmirësimin e procesit arsimor.

Çfarë mundësish punësimi ofron ky program pas përfundimit?

Studentët që përfundojnë Master i Shkencave në Mësuesi, Gjuhë e Huaj, Gjuhë Gjermane kanë mundësi të shumta për punësim në:

  • Institucione arsimore publike dhe private për mësimin e gjuhës gjermane në arsimin para universitar.
  • Qendra për mësimin e gjuhëve të huaja dhe institucionet e specializuara në fushën e edukimit.
  • Organizata qeveritare dhe joqeveritare që mbështesin arsimin dhe kulturën gjuhësore.
  • Karriera akademike në institucionet e arsimit të lartë, duke përfshirë pozicione si asistent pedagog, kërkues dhe studiues.

A ka mundësi për të vazhduar studimet pas përfundimit të këtij programi?

Pas përfundimit të këtij programi, studentët mund të ndjekin studimet në ciklin e tretë të doktoratës (Ph.D) në fusha si gjuhësia, mësimdhënia, edukimi ose fusha të tjera të ngjashme. Programi u jep gjithashtu mundësinë studentëve të thellojnë kërkimet shkencore dhe të kontribuojnë në zhvillimin akademik në fushën e mësimdhënies së gjuhës së huaj.

sqAlbanian