Në kuadër të Marrëveshjes Ndër-Institucionale me Aksaray University’s -Turkiye,(https://www.aksaray.edu.tr/), për programin Erasmus + Staff Mobility, UAMD hap thirrjen për mobilitet për vitin akademik 2023-2024.
Mobiliteti konsiston në mësimdhënie për stafin akademik, në Aksaray University’s, Turqi, në gjuhën angleze, për një javë (5 ditë) në universitetin pritës, në datat 13-17 Maj 2024.
Numri i kuotave për stafin Akademik:
2 (dy).
Fakultetet si më poshtë vijon:
Fakulteti i Edukimit (Gjuhët e Huaja)
Fakulteti i Studimeve Profesionale (Inxhinieri)
Afati i aplikimit: 25 Prill 2024
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Aksaray University’s, Turqi :
CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;
Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, niveli C1;
Kopje e pasaportës.
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 140 Euro /dita (ku përfshihet
hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në kuotën 275 Euro.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën belisakorriku@uamd.edu.al duke kopjuar (cc) arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, Zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rr. “Taulantia”, Durrës.