Vizitë stafi në kuadër të Programit Erasmus+ KA171 dhe forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional

Në kuadër të Programit Erasmus+ KA171, u zhvillua një takim pune ndërmjet përfaqësuesve të UAMD dhe partnerëve ndërkombëtarë nga Kütahya Dumlupınar University (Turqi), Hanze University of Applied Sciences Groningen (Holandë), Constantine the Philosopher University in Nitra (Sllovaki) dhe Maria Curie-Skłodowska University (Poloni).

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit akademik dhe rritjes së mobilitetit ndërkombëtar të studentëve dhe stafit. Një vëmendje e veçantë iu kushtua programeve të studimit që ofrohen në gjuhën angleze në secilin prej universiteteve partnere, me qëllim identifikimin e mundësive të reja për shkëmbimin e studentëve.

Gjithashtu, pjesëmarrësit shkëmbyen informacione mbi procedurat dhe mundësitë për realizimin e mobiliteteve studimore, si dhe mbi praktikat profesionale që universitetet ofrojnë për studentët ndërkombëtarë. Diskutimet u fokusuan në krijimin e kushteve sa më të favorshme për përfshirjen e studentëve në eksperienca akademike dhe profesionale ndërkombëtare, duke kontribuar në zhvillimin e kompetencave të tyre akademike dhe profesionale.

Takimi përfundoi me dakordësinë për të vijuar bashkëpunimin në kuadër të Programit Erasmus+ dhe për të intensifikuar përpjekjet e përbashkëta në promovimin e mobilitetit ndërkombëtar dhe shkëmbimit të praktikave më të mira ndërmjet institucioneve partnere.

en_USEnglish