Surveillance Policies

POLITIKA E VËZHGIMIT ME KAMERA (CCTV) NË UAMD

Politika e vëzhgimit me kamera në UAMD është në përputhje me ligjin nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar me ligjin nr. 19/2016 “Për masat shtesë të sigurisë publike”si dhe me udhëzimin e miratuar nga Komisioneri nr. 46, datë 26.03.2017 “Për përcaktimin e nivelit të sigurisë për përpunimin e të dhënave personale nëpërmjet sistemeve të sigurisë, në zbatim të ligjit nr. 19/2016 “Për masat shtesë të sigurisë publike”.

Aplikimi i sistemit të kamerave në godinat e UAMD dhe përpunimi i të dhënave personale nëpërmjet këtij sistemi të masave shtesë të sigurisë është në përputhje me qëllimin e parashikuar në ligjin nr. 19/2016 “Për masat shtesë të sigurisë publike” si dhe me interesat ligjorë të organizimit dhe funksionimit të UAMD në cilësinë e institucionit të publik të arsimit të lartë.

Të dhënat personale që përpunohen sistemit të videosurvejimit me kamera  CCTV në të gjitha godinat e UAMD të cilat e bëjnë një individ të identifikueshëm në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë  trajtohen në përputhje me nenin 14 të ligjit nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar.

Sistemi i videosurvejimit nuk mund të ndërhyjë dhe të cënojë jetën private të studentëve, personelit akademik dhe administrativ si dhe të individëve të tjerë. Regjistrimet mund të përdoren vetëm për hetimin e një ngjarjeje që ka sjellë dëmtimin e pronës, të bazës materiale dhe funksionale të ambienteve të ushtrimit të aktivitetit mësimor, kërkimor shkencor dhe administrativ të studentëve dhe personelit të UAMD si dhe të interesave të mbrojtura me ligj. Legjitimiteti i përdorimit të të dhënave të regjistruara për qëllime të tjera është i kufizuar vetëm për një interes të rëndësishëm publik sipas qëllimit të ligjit 19/2016 “Për masat shtesë të sigurisë publike”.

Konform qëllimit të mësipërm në ambientet e UAMD- së janë vendosur kamera në hyrje- daljet e  godinës qëndrore të UAMD ku janë të vendosura  përkatësisht në katin e parë 7 kamera, në katin e dyte 6 kamera në katin e tretë 5 kamera në aktin e katërt 2 kamera  dhe në katin e pestë një kamer.  Në godinën e Kampusit Universitar janë të vendosura 17 kamera të shpërndara në mënyrë proporcionale në katet e kësaj godine. Gjithashtu ka kamera të vendsura dhe në dhomën e serverit. Në këto ambinete në vendin e pozicionimit të kamerave është vendosur edhe tabela përkatëse infomuese  sipas modelit zyrtar të miratuar nga Zyra e komisionerit në mënyrë që të garantohet informimi i individëve për sistemin e monitorimit me kamera në institucionin tonë.

Është e ndaluar mbikqyrja me kamera si dhe regjistrimi i imazheve në ambiente private, si ambiente sanitare, në zyrat e personelit si dhe në dhomat e zhveshjes etj.

Të gjitha kamerat janë të vendosura dhe të pozicionuara në një mënyrë të tillë që këndi i vrojtimit të jetë i tillë që të mund të filmojë pamje brenda qëllimit për të cilin është instaluar sistemi dhe  nuk mund të filmojnë  imazhe nga ambiente të cilat nuk përputhen me qëllimin e mbikqyrjes.

Kohëzgjatja e ruajtjes së të dhënave është 2 muaj dhe është e përcaktuar edhe në rregulloren për mbrojtjen e të dhënave personale në UAMD.

Politika e survejimit me kamera në UAMD përvecse është në përputhje me qëllimin e parashikuar në ligj duke  garantuar ushtrimin  e së drejtës së çdo personi për të konsultuar përpunimin e të dhënave përkatëse të cdo personi për të verifikuar, ndryshuar apo fshirë informacionet e tyre. Për ta realizuar këtë të drejtë si dhe për t’u infomuar në mënyrë të përgjithshme mbi politikat e video survejimit  CCTV duhet ti dërgohet me një kërkesë me shkrim personave të autorizuar nga titullari i institucionit për përpunimin dhe administrimin e të dhënave personale në UAMD.

Në bazë të urdhërit të Rektorit të UAMD nr.72, datë 28.06.2017 “Për caktimin e personave të autorizuar për përpunimin dhe administrimin e të dhënave personale në kuptim të ligjit nr. 196/2016 “Për masat shtesë të sigurisë publike” personat e caktuar për  janë Z.Arkend Balla, Drejtor në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit dhe Regjistrimeve si dhe Znj. Anjeza Bejko, Përgjegjëse e Sektorit Juridik.

Punonjësit e mësipërm mund tju japin një informacion më të detajuar në lidhje me politikën e survejimit (CCTV) në UAMD mund ti kontaktoni në adresën e mëposhtme:

Arkend Balla, e-mail arkendballa@yahoo.com

Anjeza Bejko, e-mail  anjezabejko@gmail.com

This will close in 0 seconds

en_USEnglish