Sesion mentorimi mbi temën “Branding for Entrepreneurship” në kuadër të Projektit BECEE

Në kuadër të Projektit BECEE, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD) pati kënaqësinë të mirëpriste një sesion mentorimi mbi temën “Branding for Entrepreneurship”, të udhëhequr nga Znj. Aliona Zeqiri, sipërmarrëse, CEO e A&A Group of Companies dhe një nga figurat më të spikatura të industrisë së travel retail në Shqipëri, e vlerësuar me çmimin ndërkombëtar “World Leader Businessperson 2024”.

Gjatë sesionit, studentët eksploruan elementët kryesorë që ndërtojnë marka të suksesshme, duke kuptuar se si qëllimi, identiteti, përvoja e klientit dhe pozicionimi strategjik shndërrohen në avantazhe konkurruese afatgjata. Përmes shembujve ndërkombëtarë dhe ushtrimeve praktike, pjesëmarrësit fituan njohuri mbi:

  • Identitetin e markës
  • Propozimin e vlerës dhe pozicionimin në treg
  • Branding i orientuar drejt klientit
  • Komunikimin efektiv të markës
  • Ndërtimin e avantazhit konkurrues të qëndrueshëm

Duke ndarë eksperiencën e saj si lidere që ka transformuar konceptin e përvojës së udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, Znj. Zeqiri tregoi se si kombinimi i vizionit strategjik, storytelling, identitetit kulturor dhe fokusit te klienti mund të shndërrojë një ide biznesi në një markë të dallueshme dhe të suksesshme.

Sesioni i sfidoi studentët të mendojnë përtej produktit apo shërbimit, duke i inkurajuar të ndërtojnë marka që frymëzojnë besim, krijojnë vlerë dhe ndërtojnë lidhje të qëndrueshme emocionale me klientët.

Ky aktivitet përbën një kontribut të rëndësishëm në misionin e Projektit BECEE për forcimin e aftësive sipërmarrëse dhe fuqizimin e brezit të ri të inovatorëve, sipërmarrësve dhe liderëve të së ardhmes. becee.org

en_USEnglish