Projekti WEBJOU është një projekt në fushën e gazetarisë së të dhëave dhe komunikimit mbi bazën e të dhënave. WEBJOU ka për qëllim të promovojë shkëmbimin e njohurive, mësimdhënien dhe mësimnxënien multidisiplinore dhe innovative në realitetin e Ballkanit Perëndimor duke përfshirë fushat e e statiskës, të dhënave shkencore, vizualizim dhe komunikim, të cilat janë instrumentë të domosdoshëm për të operuar në mënyrë efektive në fushën e gazetarisë dhe komunikimit. Qëllimet kryesore të projektit janë: Përkufizimi i profilit të gazetarisë së të dhënave për arsimin e lartë (ISCED-6) duke iu referuar sistemit të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor; Hartimi i gjashtë moduleve të kursit i cili do të përfshijë disa trajnime si në big data, data discovery, data visualization, analizë strategjike, etj. Realizimi i 7 kurseve bachelor në gazetarinë e të dhënave, një në çdo institucion partner në projekt sipas nevojave të tregut në Ballkanin Perëndimor dhe legjislacionit mbi arsimin e lartë në Shqipëri dhe Kosovë Zhvillimi i një platforme online në të cilat do të jenë të publikuara pa pagesë materilet e mësimdhënies.