E DREJTË EVROPIANE DHE E KRAHASUAR:
Në një moment historik dhe kulturor në të cilin procesi i integrimit evropian kërkon profesionistë të profilit të lartë, të hapur ndaj dimensionit ndërkombëtar dhe europian, programi i masterit shkencor në “E drejtë Evropiane dhe e Krahasuar”, synon të trajnojë të diplomuarit me njohuri të avancuara solide, në një nivel metodologjik, kulturor dhe profesional. Masteri shkencor “E drejtë Evropiane dhe e Krahasuar”, synon të trajnojë figurën e juristit evropian duke ofruar njohuritë e nevojshme në të gjitha disiplinat kryesore: private, publike, evropiane dhe e drejta ndërkombëtare, në një perspektiv krahasimore me sistemet e tjera juridike, duke marrë parasysh pasojat dhe efektet ekonomike të institucioneve ndërkombëtare.
Duration: 2 (two) academic years
Credits: 120 credits

Join our students and become part of the active academic life, international student exchange experiences, and connections with the job market during your years of study.
Choose UAMD to have access to all the opportunities and facilities offered to students.
Pse të studiojmë në këtë program?
Diplomë e dyfishtë nga dy universitete prestigjioze
Mundësia për të përfituar dy diploma zyrtare – një nga Universiteti i Durrësit dhe një nga Universiteti Sapienza në Itali – e rrit ndjeshëm vlerën ndërkombëtare të formimit tënd akademik.
Specializim në të Drejtën Evropiane dhe te Krahasuar
Programi ofron njohuri të thelluara në:
Kjo përgatitje është thelbësore për karrierë në institucione vendase dhe ndërkombëtare.
Përgatitje për tregun europian të punës
Ky program është në përputhje me kërkesat e BE-së për profesionistët ligjorë, duke krijuar hapësira për punësim në:
Mësimdhënie ndërkombëtare dhe përvojë akademike e përbashkët
Ligjërues nga të dy universitetet ofrojnë perspektiva të ndryshme teorike dhe praktike. Mundësia për të ndjekur semestra në Itali i shton vlerë eksperiencës së studimit.
Avantazh për studime të mëtejshme dhe doktoraturë në Europë
Diploma e dyfishtë është një bazë ideale për të vazhduar studimet në nivel doktorature në universitetet më të mira europiane.
Kujt i përshtatet ky program?
Studentëve të drejtësisë që synojnë:
Investo në të ardhmen tënde me një diplomë të dyfishtë dhe njohuri ndërkombëtare.
Zgjidh Masterin në të Drejtë Evropiane dhe të Krahasuar – dhe bëhu pjesë e elitës juridike në Shqipëri dhe më gjerë!