MASTER SHKENCOR “E DREJTË EVROPIANE DHE E KRAHASUAR”, DILPOMË E DYFISHTË NË BASHKËPUNIM ME UNIVERSITETIN E ROMËS “SAPIENZA”

 

E DREJTË EVROPIANE DHE E KRAHASUAR:

Në një moment historik dhe kulturor në të cilin procesi i integrimit evropian kërkon profesionistë të profilit të lartë, të hapur ndaj dimensionit ndërkombëtar dhe europian, programi i masterit shkencor në E drejtë Evropiane dhe e Krahasuar”, synon të trajnojë të diplomuarit me njohuri të avancuara solide, në një nivel metodologjik, kulturor dhe profesional. Masteri shkencor “E drejtë Evropiane dhe e Krahasuar”, synon të trajnojë figurën e juristit evropian duke ofruar njohuritë e nevojshme në të gjitha disiplinat kryesore: private, publike, evropiane dhe e drejta ndërkombëtare, në një perspektiv krahasimore me sistemet e tjera juridike, duke marrë parasysh pasojat dhe efektet ekonomike të institucioneve ndërkombëtare. 

Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.

Objektivi specifik është transmetimi i aftësive të përshtatshme për të kuptuar dhe zgjidhur çështje që prekin njëkohësisht sisteme të ndryshme juridike (e drejta kombëtare, ajo e Bashkimit Evropian, e drejta ndërkombëtare, si dhe sistemet juridike të huaja), në sektorë kyç të përvojës sociale (tregtia, konkurrenca, mjedisi, imigracioni, të drejtat themelore, globalizimi dhe fenomenet fetare në kontekste ndërkombëtare etj.).  Programi i kursit të masterit është konceptuar në dy vjet. 

– Viti i parë synon të ofrojë njohuri në lidhje me të gjitha aspektet e aktiviteteve karakterizuese. 

– Viti i dytë synon thellimin e problemeve që lidhen me aspekte më specifike të disiplinave individuale juridike duke rritur, nëpërmjet lëndëve me zgjedhje, mundësinë e ndërtimit të lëndëve të integruara dhe të diferencuara.

Në fund të vitit të dytë, studentët inkurajohen të kryejnë një praktikë në institucione për të fituar përvojë profesionale.

en_USEnglish