Hidroteknikë Ujësjellës Kanalizime

Program Description

Hidroteknikë-Ujësjellës-Kanalizime ( HUK) ; me kohëzgjatje 2 vite, 120 kredite ECTS, ne proces akreditimi.

Ky Program Profesional ka si qëllim përgatitjen e një rrjeti profesionistësh të rinj të sektorit ujësjellës kanalizime, të cilët kanë përfunduar studimet akademike, ose janë në vitet e para të karrierës së tyre profesionale. Ky program ofron mënyra praktike dhe efektive për të gjithë të rinjtë që janë të interesuar të vazhdojnë karrierën në sektorin e ujësjellës kanalizime për të ndjekur interesat dhe përvojat e tyre. Programi gjithashtu është i angazhuar në sektorin e ujit, duke mbështetur punën ne aktivitetet që kanë si qëllim zhvillimin profesional si dhe mbështet përpjekjet e përbashkëta në rekrutimin e profesionistëve të rinj të talentuar. Programi i studimit zhvillohet në bashkëpunim me shoqëritë e ujësjellës kanalizimeve, Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe kompanitë private, të cilët ofrojnë një praktikë  pune për studentët, në mënyrë që ata të përfitojnë një eksperiencë praktike në profesionin që ata kanë zgjedhur.

Studentët pajisen me Diplomë Profesionale, në fushën e hidroteknikës, duke plotësuar nevojat e tregut për specialist ujësjellës kanalizime.

Join our students and become part of the active academic life, international student exchange experiences, and connections with the job market during your years of study.
Choose UAMD to have access to all the opportunities and facilities offered to students.

This will close in 0 seconds

en_USEnglish