Departamenti i Administrimit Publik

Description of the Department

Departamenti Administrim Publik

Cikli i parë të studimeve bachelor në “Administrim Publik” synon të ofrojë një realizim te plotë të koncepteve ne fushën e administrimit publik dhe të analizoje rolin e sektorit publik në zhvillimin e vendit dhe lidhjet e tij me fusha tё tjera tё realitetit shoqëror. Misioni i këtij programi është të përgatisë studentë të cilët të aftësohen në hartimin e politikave ekonomike brenda strukturave që lidhen direkt dhe indirekt me administratën publike qendrore dhe lokale. Qëllim i këtij programi është të aftësojë studentin ne njohjen e fenomeneve ekonomike nën rregullatorët politik, si dhe rolin e administratorit publik. Kurrikulat e këtij programi studimi synojnë në mënyrë sistematike arritjen e objektivave të programit të profilit Administrim Publik nga njëra anë, si dhe në takimin e nevojave dhe interesave të palëve të interesuara për këtë arsye ky instrument duhet të ndjekë dinamizmin e këtyre faktorëve që ndikojnë në efektivitetin dhe efiçencën e këtij programi.

  • Te përgatisë specialiste te afte për te administruar dhe drejtuar me profesionalizëm ekonominë publike dhe lokale, te afte ne vendimmarrje, te afte për zgjidhjen e problemeve dhe nxitjen e zhvillimit të ekonomisë publike dhe lokale;
  • Te përgatisë specialiste per përvetësimin e teknikave, instrumenteve dhe metodave bashkëkohore, sasiore dhe cilësore, për menaxhimin me efektivitet te ekonomisë publike e asaj lokale;
  • Te përgatisë specialiste me kualifikimin e duhur dhe me njohuritë e mjaftueshme për kërkim shkencor dhe hartimin e zbatimin e planeve strategjike dhe te qëndrueshme te ekonomisë në përgjithësi;
  • Te pajise studentet e këtij niveli me njohuritë baze ne fushën e kërkimit dhe kualifikimit  me te avancuar shkencor .
  • Kursi synon të aftësojë studentin ne njohjen e fenomeneve ekonomike nen rregullatorët politik
  • Ky kurs synon gjithashtu ta njohe studentin me zhvillimin e ekonomisë duke mos lënë pas dore aspektet shoqërore dhe njerëzore.
  • Te përgatisë individë me formim me të përgjithshëm dhe deri diku të thelluar profesional, në fushën e ekonomisë dhe politikës
  • Të përgatisë individë të aftë në hartimin e platformave ekonomike në kuadrin e trysnisë politike
  • Te përgatisë studentë te afte për politikë – bërje në një mikro mjedis si dhe të aftë për të drejtuar me profesionalizëm ekonominë publike qendrore dhe lokale, te afte ne vendimmarrje, te afte për  për zgjidhjen e problemeve dhe nxitjen e zhvillimit të ekonomisë publike dhe lokal

Study Programs

Administrim Publik

Bachelor

Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik

Bachelor

Administrim Publik

Professional Master

Administrim Financiar

Professional Master

Politika Publike

Professional Master

Drejtim Turizmi

Professional Master

Administrim Publik

Master of Science

Administrim Financiar

Master of Science

Doktoraturë në Administrim Publik

Doktoraturë

Staff:

Department Head 

Dr. Endri Balla

Lektor:

Prof. Asoc. Dr. Gentiana Kraja

Prof. Dr. Briseida Mema

Prof.As.Dr.Elena Kocaqi

 

 

 

This will close in 0 seconds

en_USEnglish