Biblioteka u krijua në fund të vitit 2007 dhe ka aktualisht në fondin e saj rreth 12000 tituj në gjuhën shqipe dhe të huaj, në formatin letër dhe elektronik. Fondi shqip dhe i huaj mbulon të gjithë fakultetet e universitetit. Literatura është bashkëkohore, kryesisht shkencore me moshë mesatare 5-10 vjeçare. Pjesë e koleksioneve është edhe periodiku shqip i viteve 1944-2003. Biblioteka është e abonuar në një sërë revistash shkencore.
Biblioteka ka tri vendndodhje. Ajo në Godinën Universitare në Currila mbulon Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit dhe Fakultetin e Studimeve Profesionale. Biblioteka Nr.2, pranë Godinës nr. 1 në Kampusin Universitar mbulon Fakultetin e Edukimit. Biblioteka ka një tjetër hapësirë dhe sallë leximi në Godinën nr. 2 të kampusit. Si një bibliotekë me fonde të hapura dhe hibride, ajo mundëson kërkim të informacionit “online”, në sallën e leximit, skedarë elektronikë, lehtësira në kërkimin bibliografik të informacionit, mundësi shfletimi të literaturës elektronike pranë kompjuterave të sallës.
Biblioteka ka në përbërjen e saj sallën e kompjuterave nr. 205, e cila i mundëson përdoruesve përdorimin e kompjuterave, zhvillimin e aktiviteteve, trajnim mbi përdorimin e katalogut online, etj.
Me shfrytëzimin e sistemeve me bazë “ kod të hapur”, mbështetur në udhëzimet e Bashkimit Europian, nenit nr. 179 të Traktatit të Lisbonës mbi burimet e hapura (open access), me mbështetjen e IFLA-s, Biblioteka Universitare, në shtator 2014, instaloi falas Katalogun Online të Integruar, për menaxhimin e fondit të saj. Katalogu ofron një version të avancuar në kërkimin e informacionit. Përveç përshkrimit bibliografik, katalogu ofron falas në formatin elektronik artikuj, teza, kërkimin shkencor dhe disertacionet e stafit akademik të Universitetit “Aleksandër Moisiu”.
Vendndodhja:
Orari i Shërbimeve:
Orari i shërbimit të përdoruesve:
Shërbimi i informacionit elektronik ( me e-mail/katalog elektronik)
Platformën e biblotekës digjitale ULibrary mund ta gjeni në linkun: https://ulibrary.rash.al.
Në këtë lidhje mund të gjeni një manual përdorimi: Manual EBSCO
Për çdo pyetje apo paqartësi mos hezitoni të na kontaktoni në info@uamd.edu.al