Përshkrimi i Programit:
Programi i studimit Master Shkencor në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, i ofruar nga Departamenti i Shkencave Politike është i projektuar për studentët e një spektri të gjërë disiplinash që duan të avancojnë studimet në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë. Në epokën aktuale të ndërvarësisë globale nevojiten përpjekje bashkëpunuese nga të gjithë aktorët e marrëdhënieve ndërkombëtare për të përmbushur sfidat që lidhen me politikën, sigurinë dhe ekonominë ndërkombëtare. Në këto rrethana bëhet më se i nevojshëm formimi i specialistëve të kualifikuar në të gjitha dimensionet e fushës së politikës ndërkombëtare. Përmes programit Master Shkencor në “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci” me 120 kredite, studentët marrin një formim ndërdisiplinor i cili përfshin politikën, marrëdhëniet ndërkombëtare, historinë, të drejtën, ekonominë, etj. Në përfundim të këtij programi studimor, synohet aftësimi dhe edukimi i profesionistëve të ardhshëm të politikës ndërkombëtare me njohuri bashkëkohore që t’i përgjigjen kushteve të reja të zhvillimit të kontekstit kombëtar, rajonal e global.
Zhvillimi i aftësive analitike, hulumtuese, kritike për menaxhimin e çështjeve që kanë të bëjnë me dimensionin ndërkombëtar të fenomeneve politike, ekonomike dhe sociale.
Pse duhet të studioni në këtë program?
Qëllimi i këtij programi është të ofrojë njohuri të thelluara mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe lidhjet e saj me fusha tё tjera tё realitetit shoqёror duke i kushtuar vëmendje të veçantë bashkëpunimit europian, sigurisë ndërkombëtare dhe diplomacisë. Përmes realizimit të këtyre studimeve, studentët marrin njohuri teorike, aftësitë praktike, analitike e menaxhuese për realizimin e një karrierë në fushën profesionale dhe akademike.
Ky program studimi është projektuar për:
Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?
Program ofron njohuri të thelluara teorike dhe aftësi praktike në fushën e politikës ndërkombëtare, duke rritur mundësitë për karrierë profesionale si ekspert/specialist/drejtues në kontekstin e brendshëm (institucionet e qeverisjes qendrore, lokale apo institucione të pavarura) dhe atë ndërkombëtar (organizma ndërkombëtare, përfaqësi diplomatike, korporata shumkombëshe etj.) Ky program studimi i aftëson studentët në fushën e kërkimit dhe kualifikimit më të avancuar shkencor. Programi ofron një mundësi përgatitjeje të shkëlqyer për qasjen më tej në kurse doktorature ose për të marrë pjesë në konkursin e administratës publike që të jep akses për vazhdimin e karrierës diplomatike në Ministrinë e Punëve të Jashtme.