Komunikim dhe Marketing Digjital

 

Përshkrimi i Programit:

Programit i studimit ka për mision  t’i pajisë studentët me njohuritë themelore në komunikim dhe marketing digjital duke i aftësuar për të qënë në shërbim të biznesit të vogël e të mesëm privat edhe publik, si dhe për të punuar në organizata jofitimprurëse. Ky program shërben si niveli bazë për vazhdimin e studimeve të mëtejshme në fushën e Komunikimit dhe Marketingut Digjital.

Studentëve të këtij programi studimi, Universiteti “Aleksandër Moisiu” do t’u sigurojë:

Formim shkencor dhe teorik si dhe formim praktik mbi njohjen e kualifikimeve profesionale për të kryer analiza dhe kërkime shkencore në fushën e Komunikimit dhe Marketingut specifikisht në atë Digjital dhe metodologjinë e nevojshme për ushtrimin e të mësuarit gjatë gjithë jetës profesionale, vendimmarrëse dhe operacionale. Ky program synon që pas 3 vitesh  studimi, studenti të jetë i aftë profesionalisht, në dhënien e kontributit të tyre në zhvillimin e strategjive në komunikim dhe në zhvillimin e marketingut digjital si një kërkesë aktuale për operatorët e ndryshëm ekonomikë.

Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.

 

Nevojat e tregut

Shqipëria meqënëse është një vend i vogël në zhvillim gjithmonë ka nevojë për eksperiencën botërore. Zhvillimi botëror në drejtim të Komunikimit dhe Marketingut nëpërmjet internetit ka patur një zhvillim të jashtëzakonshëm gjatë viteve të fundit.

Nuk mund ta mohojmë faktin se digital  marketing është në rritje. Marketingu digjital është rritur shumë në një periudhë relativisht të shkurtër kohe. Si rezultat, kërkesat nga reklamuesit, konsumatorët dhe punëdhënësit po rriten çdo ditë. Kjo është arsyeja pse, ndërsa komunikimi dhe marketingu digjital ka qenë më parë një modul i thjeshtë midis shumëllojshmërisë së kurseve që ofron dega e marketingut, tani është shfaqur si një program i pavarur me kurrikulat akademike dhe profesionale.

Për të përmbushur kërkesat në rritje të kësaj industrie, Universiteti “Aleksandër Moisiu” ka hapur programin e ri në Komunikim dhe Marketing Digjital për të formuar profesionistë të rinjë me kualifikime të nevojshme në këtë fushë. Këto kualifikime, së bashku me materialet e shkëlqyera nga vetë kurset, bëjnë të mundur që studentët të fitojnë avantazh mbi të tjerët në fushën e marketingut.

Njohuritë dhe kompetencat që karakterizojnë programin e studimit.

Të diplomuarit në këtë program duhet të njohin bazat e marketingut, bazat e komunikimit dhe bazat e kompjuterit si dhe displina të tjera bazë ekonomike. Në përfundim të këtij program studenti duhet të gëzojë karakteristikat profesionale si më poshtë:

  1. Aftësi të mira në komunikim, marketing dhe marketing digjital;
  2. Përditësim i vazhdueshëm i njohurive dhe aftësive, dhe përvetësimi i njohurive, metodologjive/teknikave të reja dhe aftësive;
  3. Aftësi në përpunimin e të dhënave dhe marrjen e vendimeve për çështje të fushës ekonomike-administrative;
  4. Mundësi të ecurisë në karrierë;
  5. Njohuri dhe aftësi profesionale ndërdisiplinore.

Mundësitë për punësim

Studentët do të kenë mundësi të punësohen nga të gjitha bizneset private dhe institucionet publike në departamentet e marketingut, departamentet e komunikimit dhe departamentet e shitjeve. Këto studentë të diplomuar do të jenë në gjendje të drejtojnë, të punojnë dhe të ofrojnë njohuritë e tyre në këto fusha.

en_USEnglish