Hulumtimi është mënyra se si komuniteti akademik komunikon me botën. Ai përfshin aktivitete shkencore dhe krijuese që mund të çojnë në njohuri të reja, duke përmirësuar aftësinë tonë për të zgjidhur problemet dhe zbuluar dije, teori apo krijime të reja.
Kërkimi studentor në UAMD
Kërkimi studentor është një mundësi unike për të punuar dhe prodhuar punë kërkimore, që parë nga këndvështrimi studentor, të kontribuojnë në njohjen e thellë të një disipline akademike. Përmes ndërmjetësimit të Sektorit të Karrierës dhe Alumnit në UAMD, studentët do të punojnë për projektin e tyre kërkimor me mentorimin e anëtarëve të stafit akademik. Ne do të ofrojmë mbështetje institucionale që studentët të kenë mundësi për t’u angazhuar në kërkime origjinale në një sërë disiplinash nga shkencat e edukimit, në shkencat e navigimit.
Literatura tregon se studentët që angazhohen në kërkim shkencor përfitojnë:
Përpos kësaj, ata:
Ne do të donim të punonim me ty. Inkurajojmë studentët të eksplorojnë faqen tonë të internetit, si dhe të vizitojnë Qendrën për Kërkim Shkencor dhe Zhvillimin e Ekselencës. Stafi ynë është i disponueshëm çdo dite të javës për t’ju njohur me mundësitë e angazhimit me punë kërkimore. Po ashtu mirëpresim pyetjet tuaja në qkzhe@uamd.edu.al.
Libri i Punimeve të studentëve të Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit me abstraktet e projekteve
This will close in 0 seconds