PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR)/ DYTË (MASTER)
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit ERASMUS+, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2023 – 2024, në Universitetin Liege në Belgjikë (https://www.uliege.be/cms/c_8699436/fr/uliege).
Nivelet e mobilitetit për studentet:
Bachelor / Master.
Numri i kuotave:
2 studentë.
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
Fakulteti i Shkencave Politike Juridike (Departamenti Shkenca Politike):
– 1 kuotë Bachelor në Shkenca Politike (Gjuhë e huaj: Frengjisht / Anglisht)
– 1 kuotë Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci. (Gjuhë e huaj: Frengjisht / Anglisht)
Afati i aplikimit: 27 Tetor 2023.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e Liege, Belgjikë:
– Kopje e pasaportës;
– CV në gjuhën angleze;
– Vërtetim student (i përkthyer në anglisht);
– Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
Kriteret për aplikim:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B1;
– Njohuri shumë të mira të gjuhës frënge niveli B1;
– Performancë të mirë akademike.
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 Euro në muaj, 275 Euro Transporti.
Dokumentat duhet të dorëzohen elektronikisht në adresën kelikertusha@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@gmail.comose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.