Vizite studimore ne Kuvend

Periudha e luftërave dhe e përpjekjeve të shqiptarëve për të përgatitur ardhjen e ditës së madhe të pavarësisë është ndër më të shkëlqyerat e historisë sonë. Dita e 28 nëntorit 1912 ishte konkluzion i një kalvari të gjatë përpjekjesh e aspiratash lirie.

 
Studentët Bachelor në Shkenca Politike dhe Master në Marrëdhenie Ndërkombëtare dhe Diplomaci te udhëhequr nga lektore Mirela Metushaj zhvilluan një vizitë studimore pranë ambjenteve të Kuvendit të Shqipërise në një aktivitet të mbajtur me rastin e 110 vjetorit të shpalljes së pavarësise.
 
Studentet patën rastin të vizitonin ambjentet e Kryesisë së Kuvendit gjithashtu të asistonin në një leksion të hapur mbi “Kuvendin e Vlorës” nga Prof. Dr. Valentina Duka dhe Kryetarja e Kuvendit znj. Lindita Nikolla. 
 
Studentët të entuziazmuar nga kjo eksperiencë shprehën dëshirën për të marrë pjesë sërisht në aktivitete të tilla gjithashtu për mundësi praktike në të ardhmen për ta njohur më mirë këtë institucion të rëndësishëm. 
 
#UAMD #FSHPJ
en_USEnglish