Program Description
Programi Master Profesional në “Psikologji Shkollore dhe zhvillimore” me 120 kredite (etc )
shtrihet në dy vite akademik. Ky master formon studentët me njohuri më të thelluara në fushën e
psikologjisë, kryesisht në atë shkollore dhe të fushës së edukimit në tërësi, duke i orientuar
kështu drejt tregut të punës si profesionistë psikolog në institucionet arsimore.
Objektivat kryesore formuese të programit të studimit “Psikologji shkollore dhe zhvillimore "
janë:
• Të përgatisë specialistë me aftësi, njohuri dhe sjellje profesionale të praktikës në
vlerësimin dhe ndërhyrjen psikologjike, në sistemin e edukimit dhe të përkujdesit psiko-
social të fëmijëve dhe adoleshentëve.;
• Të përgatisë studentët me njohuri të thelluara mbi ndryshimet individuale, aftësitë, dhe
nevojat e veçanta, kurrikulën shkollore dhe strategjitë e mësimdhënies, si dhe mbi
ndikimin e faktorëve biologjikë, kulturorë, socialë, etnikë, socio-ekonomikë, gjinorë, dhe
gjuhësorë në zhvillimin dhe proceset e të nxënit tek fëmijët.
• Të përgatisë studentët me aftësitë për të përdorur teknikat dhe ndërhyrjet psiko-sociale
tek fëmijët dhe adoleshentë.
Njohuritë e fituara në këtë program i pajisin studentët me një sërë aftesish psikologjike, sociologjike, pedagogjike e praktike.
Employment and professional qualification opportunities:
psikologë në institucionet publike ose private të arsimit parauniversitar duke qenë të
specializuar në fushën e psikologjisë shkollore dhe zhvillimit
specialistë dhe kërkues shkencorë në fushën e psikologjisë, duke dhёnё kontributin e tyre
me kёrkime dhe gjetje tё reja në fushën e psikoloogjisë pёr t’ë pёrmirёsuar dhe rritur
cilёsinё e jetës në shkolla apo institucione të tjera.
This will close in 0 seconds