Projekti “Transformimi i Gjelbër IoT për shoqërinë akademike dhe ekosistemin e orientuar drejt biznesit” (IoT-ECO) bëri bashkë profesorë dhe studentë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Bullgaria, Greqia dhe Austria në Universitetin Teknik të Graz, Austri. Ky takim dhe trajnim synoi të rrisë aftësitë dhe ekspertizën në krijimin e nje IoT-ECO Hub, efiçencën e energjisë, përmirësimin e cilësisë së ajrit nepermjet aplikimeve ne industrine IoT. Me anë të këtij projekti, IoT do të përfshihet në kurrikulat mësimore por jo vetëm, Universiteti ‘’Aleksander Moisiu’’ do të sjellë risinë e krijimit të prototipave virtuale për industrinë, konkretisht portin e Durresit të cilat përfaqësojnë modelet e ekosistemit dhe transformimin e gjelbër. Sipas studimeve të ndryshme IoT mund të ndihmojë vendet në zhvillim të rriten dhe të arrijnë ekonomi të qëndrueshme dhe transformim të gjelbër. Sektorët kryesorë ekonomikë të Shqipërisë përfshijnë bujqësinë, turizmin dhe energjinë. Në të gjithë këta sektorë IoT është parë si një mjet për inovacion dhe ndryshim drejt rritjes së qëndrueshme veçanërisht në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Axhendës 2030.