Në datë 11 Tetor 2023 u zhvillua takimi i parë lanues i projektit “Emetimi i CO2 nga operatorët portualë dhe impakti i tij në kompleksin portual Durrës – Porto Romano” fituar nga AKKSHI në bashkëpunim me Biznesin (Autoriteti Portual Durrës). Ky takim u zhvillua sipas agendës nga ora 11:30 – 13:30. Në këtë takim morën pjesë Drejtori i përgjithshëm i APD, Z. Pirro Vengu, grupi i punës së UAMD dhe grupi i punës së APD.
Në këtë takim të parë:
u krye njohja e grupeve të punës UAMD – APD;
u prezantua projekti me qëllimet, objektivat, aktivitetet, rezultatet e pritshme ;
u prezantua metodologjia, paisjet qe do të përdoren për zhvillimin e këtij projekti ;
Vengu diskutoi rreth Kompleksit Portual dhe problematikave mjedisore që vijnë si pasojë e mjeteve tokësore dhe ujore si në pjesën e kompleksit portual në Durrës por edhe në zonën e Porto – Romanos;
Ai theksoi gjithashtu nevojën e bashkëpunimit me Universitetin për të realizuar këtë projekt të rëndësishëm por edhe për të thithur projekte të tjera me karakter ndërkombëtar; krijimin e një ure bashkëpunimi Universitet – APD duke krijuar grupet e eksperteve për probleme të ndryshme të Portit si në mjedis, siguri, logjistikë etj.
Gjithashtu Z. Vengu vuri theksin që grupi i UAMD duhet të zhvillojë një vizitë në Port dhe të njihen më nga afër me mjediset e portit, punonjësit e Njësisë Mjedisore që operojnë në port si edhe paisjet që ata përdorin për dedektimin e grimcave te ndryshme.
Nga ana tjetër nga të dyja palët u theksua nevoja e kryerjes së një plani pune të detajuar për të filluar sa më shpejt aktivitetet e projektit sipas kalendarit të miratuar.
Sipas aktiviteteve te projektit synohet:
identifikimi i aktiviteteve kryesore që shkaktojnë emëtimet në terminalet e kompleksit portual Durrës- Porto Romano;
matja në kohë reale e emëtimeve të CO2 në zonat portuale Durrës- Porto Romano;
përdorimi i aparaturave bashkëkohore në këtë analizë;
hartimi i një plani mitigues dhe adaptues masash për parandalimin dhe reduktimin e impaktit që ky gaz ka në mjedis dhe komunitet;
publikime të rezultateve në revista me faktor impakti.