Program Description
Masteri Profesional në Politika publike u ofron studentëve mundësinë që të thellojnë dhe zhvillojnë dijet si dhe aftësitë e të menduarit dhe analizuarit kritik për të kuptuar sfidat e politikave publike dhe implementimin e tyre. Njëkohësisht në përfundim të këtij masteri studenti pajiset me njohuritë e nevojshme për të zbatuar ne mënyrë efektive politikat publike. Kompetencat e përfituara do t’i mundësojnë studenteve të jenë të aftë të përballojnë sfidat që karakterizojnë ambientetmikro dhe makro-politike në funksion të së mirës publike. Ky master është i projektuar për të adresuar procesin e hartimit të politikave publike si dhe çështje që kanë të bëjnë me menaxhimin e shërbimeve publike. Programi i dedikohet në formë të veçantë individëve që synojnë të rrisin kapacitetet dhe njohuritë në: zhvillimin, ofrimin, analizimin dhe vlerësimin e politikave publike si dhe në menaxhimin e shërbimeve publike, vlerësimin e performancës, rezultatet dhe faktorët që ndikojnë në vendimet politike të cilat përcaktojnë se ku konsistojnë dhe çfarë ofrojnë politikat publike.
Në përfundim të këtij masteri studentët do të jenë në gjendje të punojnë në administratë publike, institucione private dhe organizata jo-qeveritare, si dhe të ndërmarrin projekte të pavarura hulumtuese duke demonstruar njohuri substanciale mbi proceset e politikave kombëtare dhe në fushat e hulumtimit dhe menaxhimit publik.
Nevoja për efikasitet dhe efiçiencë dhe procesi i Integrimit Europian kërkon ekspertë për Politika Publike dhe Menaxhim Publik në sektorin publik, privat dhe jo-qeveritar. Cikli i Dytë i Studimeve, Master Profesional në Politika Publike ofron një drejtim të rëndësishëm për të cilin ka shumë nevojë për specialistë e analistë të aftë në fushën e ofrimit të ekspertizës në vlerësimin e indikatorëve socialë e politikë në funksion të publikut të të mirës së interesit të përgjithshëm dhe të interesit ekonomik të përgjithshëm. Kuadri formues për këtë specialitet synon të ofrojë njohuri dhe kompetenca në realizimin e objektivave të politikave ekonomike, por gjithnjë të orientuara nga roli i shtetit në funksion të publikut
Ky master është i projektuar për të adresuar procesin e hartimit të politikave publike si dhe çështje që kanë të bëjnë me menaxhimin e shërbimeve publike.
Të diplomuarit në këtë profil do të mund të punësohen në sektorët e politikave publike e sidomos politikës së jashtme. Gjithashtu të diplomuarit mund të shërbejnë edhe si konsulentë, ekspertë e analistë të fushave të politikave publike në institucionet publike, organizata ndërkombëtare dhe projekte të ndryshme sociale. Referuar kurseve që ndjek studenti në këtë program studimi ndihmohet të pajiset më njohuri që e ndihmojnë në të menduarit kritik dhe analitik në zgjidhjen e disa problemeve lidhur me shërbimet publike dhe trysnitë të ndryshme politike për ofrimin e tyre.
Employment Opportunities
Në përfundim të këtyreprogrameve të nivelit tëdytë, studentët do të jenë në gjendje të punojnë në administratë publike, institucione private dhe organizata jo-qeveritare, si dhe të ndërmarrin projekte të pavarura hulumtuese duke demonstruar njohuri substanciale mbi proceset dhe politikat kombëtare të administrimit publik. Studentët që kanë përfunduar me sukses dhe në nivele të larta këto programe kanë përparuar në karrierën e tyre në administratën publike apo dhe në funksione të tjera publike dhe jo publike.
This will close in 0 seconds