Master i Shkencave në “Mësuesi, Gjuhë e Huaj, Gjuhë Angleze”

 

Program Description

Study program Master i Shkencave në Mësuesi, Gjuhë e Huaj, Gjuhë Angleze është një program i ciklit të dytë, i ofruar nga Fakulteti i Edukimit, Departamenti i Gjuhëve të Huaja. Ky program synon të përgatisë mësues të gjuhës angleze, duke kombinuar formimin teorik dhe praktik me zhvillimin e aftësive kërkimore dhe akademike.

Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e studenteve te “Mësuesi, Gjuhë e Huaj, Gjuhë Angleze”

Main Objectives of the Program::

  • Të ofrojë një formim të thelluar teorik në shkencat e edukimit dhe në metodologjitë bashkëkohore të mësimdhënies së gjuhës angleze;
  • Të zhvillojë kompetenca për zbatimin e metodave të mësimdhënies dhe të nxënit në kontekste të ndryshme arsimore;
  • Të zhvillojë aftësi të kërkimit shkencor në fushën e mësimdhënies dhe edukimit gjuhësor;
  • Të zhvillojë aftësi për reflektim dhe zhvillim profesional.

Frequently asked questions by students…

Cilat janë kompetencat e programit?

  • Aftësi për të dhënë mësim në kontekste të ndryshme në ciklet e arsimit parauniversitar;
  • Aftësi në zbatimin e teknikave të ndryshme të mësimdhënies që mundësojnë përfshirjen aktive të nxënësve dhe lehtësojnë përvetësimin e gjuhës së huaj;
  • Aftësi në përdorimin e teknologjive të mësimdhënies;
  • Aftësi për të lexuar dhe vlerësuar literaturën metodologjike dhe për të kryer kërkime në këtë fushë;
  • Aftësi për përfshirje në punë kërkimore në fushën e mësimdhënies;
  • Aftësi për të përshtatur dhe krijuar teknika të reja në mësimdhënie;
  • Aftësi për të nxitur vlera shoqërore dhe kulturore, si dhe për të zhvilluar dhe edukuar nxënësit.

Employment Opportunities Offered by this Program Upon Completion:

Praktika profesionale në programin Master i Shkencave në Mësuesi, Gjuhë e Huaj, Gjuhë Angleze është një komponent thelbësor për zbatimin e njohurive teorike në një kontekst praktik dhe profesional, dhe zhvillohet në shkolla publike të arsimit para universitar. Kjo praktikë ka për qëllim zhvillimin e aftësive të mësimdhënies së gjuhës angleze dhe zbatimin e metodave bashkëkohore, ndërkohë që studentët njihen me politikat arsimore dhe sfidat aktuale në sistemin arsimor. Praktika ndihmon studentët të integrojnë teorinë me praktikën, të reflektojnë mbi përvojën profesionale dhe të kontribuojnë në përmirësimin e procesit mësimor.

Mundësitë e punësimit

Studentët e programit Master i Shkencave në Mësuesi, Gjuhë e Huaj, Gjuhë Angleze kanë mundësi të shumta punësimi në:

  • Institucionet arsimore të sistemit para universitar (publike dhe private);
  • Institucione të specializuara në fushën e arsimit ose të lidhura me edukimin;
  • Organizata qeveritare dhe joqeveritare që operojnë në nivel lokal, rajonal ose kombëtar dhe që kanë në fokus arsimin;
  • Qendra private për mësimin e gjuhëve të huaja dhe institucione të tjera arsimore.
  • Karrierë akademike në institucione të arsimit të lartë, përfshirë pozicione si asistentë pedagogë, asistentë kërkimi dhe studiues në universitetet dhe institucionet kërkimore.

Is there an opportunity to continue studies after completing this program?

Pas përfundimit të programit Master i Shkencave në Mësuesi, Gjuhë e Huaj, Gjuhë Angleze, studentët kanë mundësi të vazhdojnë studimet në ciklin e tretë të doktoratës (Ph.D) në fusha si gjuhësia, mësimdhënia, edukimi ose shkencat e tjera të lidhura me edukimin. Programi u jep gjithashtu mundësinë studentëve të thellojnë kërkimet shkencore dhe të kontribuojnë në zhvillimin akademik në fushën e mësimdhënies së gjuhës së huaj.

This will close in 0 seconds

en_USEnglish