Përshkrimi i Programit:
Bachelor nё “Menaxhim Marketing” është pjesë e Ciklit të Parë të Studimeve në strukturën akademike të Departamentit të Marketingut, në Fakultetin e Biznesit, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Bachelor nё “Menaxhim Marketing” është është program me kohëzgjatje normale 3 vite akademike me kohë të plotë dhe jo më pak se 180 kredite europiane (ECTS), që merr përsipër të ofrojë studime të thelluara në fusha të ndryshme të Marketingut .
Bachelor në Menaxhim Marketing, ofrohet në përputhje me misionin dhe qëllimet e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, si dhe të Fakultetit të Biznesit si njësi kryesore e këtij IAL publik. Programi i studimit përputhet edhe me strategjinë për zhvillim e IAL-së.
Nëpërmjet programit të studimit Bachelor në Menaxhim Marketing synohet përgatitja e specialistëve të marketingut, për të analizuar dhe vlerësuar situata të ndryshme të fenomeneve e dukurive të fushës së biznesberjes dhe menaxhimit tё tyre.
Programi i studimit synon të japë njohuri bazë mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme dhe aftësi të caktuara në një larmi të gjerë profesionesh e specialitetesh.
Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.
Pse duhet të studioni në këtë program?
Bachelor në “Menaxhim Marketing”u jep studentëve gjithë informacionin e nevojshëm lidhur me rregulloren, strategjinë e zhvillimit, kriteret e pranimit, planin dhe programet mësimore, rregullat e Vlerësimit, rregullat e zhvillimit të praktikës, rregullat e mbrojtjes së tezës, tarifën e shkollimit.
Nëpërmjet programit të studimit Bachelor në Menaxhim Marketing synohet përgatitja e specialistëve për fushën e Menaxhimt Marketing .
Bachelor në Menaxhim Marketing, është hartuar në përputhje me nevojat e tregut të punës, edhe me zhvillimin ekonomik të vendit dhe nuk bie ndesh me interesat dhe vlerat kulturore kombëtare.
Programi i studimit ka objektiva të përcaktuar qartë për formimin e studentëve, të cilat përfshijnë dijet, aftësitë dhe kompetencat profesionale që duhet të fitojnë studentët në përfundim të tij.
Objektivat e programit të studimit janë:
Studentët që do përfundojnë studimet në programin e ciklit të parë Bachelor Menaxhim Marketing do të pajisen me diplomën përkatëse. Këto studentë do të kenë mundësi të punësohen nga të gjitha bizneset private dhe institucionet publike në departamentet e marketingut, departamentet e komunikimit dhe departamentet e shitjeve. Këto studentë të diplomuar do të jenë në gjendje të drejtojnë, të punojnë dhe të ofrojnë njohuritë e tyre në këto fusha.