MASTER SHKENCOR “MËSUES PËR CIKLIN E MESËM TË ULËT PËR GJUHËN SHQIPE, LETËRSISNË DHE GJUHËN ANGLEZE”

 

Program Description

Programi i studimit Master Shkencor “Mësues për ciklin e mesëm të ulët për Gjuhën shqipe, Letërsinë dhe Gjuhën angleze”, vjen si nevojë e formimit të specialistëve që janë njohës së thelluar të të tri disiplinave. Qëllimi i këtij programi është që të përgatisë studiues, kërkues shkencorë, mësues, të cilët i përgjigjen nevojave aktuale të tregut të punës, brenda ose jashtë vendit.

Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e studentëve

Përparësitë e këtij programi janë si më poshtë:

  • Në një kontekst të ri të sistemit parauniversitar në Shqipëri, ku janë hapur filiale të institucioneve të rëndësishme në fushën e edukimit, njohja e thelluar e gjuhës angleze për studentët e apasionuar pas gjuhës e letërsisë, përbën një mundësi të shkëlqyer punësimi.
  • Studentët e programit “Mësues për ciklin e mesëm të ulët për Gjuhën shqipe, Letërsinë dhe Gjuhën angleze” aplikojnë e dalin fitues në programe shkëmbimi, ERASMUS +, për shkak të njohurive të plota në të tri disiplinat.
  • Studentët e këtij programi, mund të vazhdojnë thellimin e njohurive në programet e ciklit të tretë të studimit, për t’u bërë studiues e kërkues shkencorë në fushën e gjuhës dhe letërsisë.
  • Studentët e programit Master Shkencor “Mësues për ciklin e mesëm të ulët për Gjuhën shqipe, Letërsisnë dhe Gjuhën angleze” përfitojnë oferta punësimi, jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij.

Frequently Asked Questions by High School Graduates:

Çfarë ofron programi i studimit?

  • Programi Master Shkencor përgatit specialistë në Gjuhën shqipe, Letërsi dhe Gjuhën angleze, duke kombinuar njohuritë teorike me aftësi praktike për mësimdhënie dhe kërkim shkencor.

Kujt i drejtohet ky program?

Ky program është i përshtatshëm për studentë të apasionuar pas gjuhës dhe letërsisë, që synojnë të bëhen mësues, studiues apo profesionistë në fushën e edukimit.

Cilat janë mundësitë pas përfundimit të studimeve?

Të diplomuarit mund të punojnë si mësues në sistemin parauniversitar, si dhe të zhvillojnë karrierë brenda dhe jashtë vendit, falë njohurive të kombinuara në tre fusha.

A ofron programi mundësi ndërkombëtare?

Po, studentët kanë mundësi të aplikojnë në programe shkëmbimi si ERASMUS+ dhe të vijojnë studimet në ciklin e tretë për kërkim shkencor.

en_USEnglish