Përshkrimi i Programit:
Kohëzgjatja: 1 vite (60 kredite)
Diploma: Master Profesional në "Surgical Nursing"
Programi i studimit “Infermieri Kirurgjikale”, i hapur për herë të parë në vitin akademik 2013-
2014, dhe i riorganizuar në vitin akademik 2020-2021 sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi,
është pjesë e programeve të studimeve Master pranë Departamentit të Shkencave Teknike
Mjekësore në Fakultetin e Studimeve Profesionale. Masteri Profesional “Infermieri Kirurgjikale”
është program me 60 kredite që ofrohet me kohë të plotë dhe përbëhet nga 5 lëndë të ndara në
module (14 module). Masteri ofrohet për profesionistët që zotërojnë një diplomë 3 vjecare në
degët “Infermieri e Përgjithshme” dhe/ose “Mami”.
Programi i studimit Master Profesional në Infermieri Kirurgjikale jepet në një format të përzier
(kombinim i lëndëve (të ndara në module) dhe praktikat klinike). Zhvillimi i lëndëve ofrohet në
fundjavë në mënyrë intensive dhe studentët u kërkohet të ndjekin leksionet në një kohë të
shkurtër dhe të kryejnë praktikat në repartet kirurgjikale për periudha më të gjata (praktika të
organizuara në grupe të vogla sipas një grafiku që ofrohet nga departamenti). Ky format i
përshtatet shumë studentëve që pa dyshim kanë vështirësi të lirohen nga praktika klinike për të
ndjekur leksionet.
Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.
Pas përfundimit të studimeve…
Në përfundim të Masterit Profesional studentët do të pajisen me diploma pasuniversitare dhe do
të jenë të aftë të ofrojë shërbim mjekësor gjatë procedurave rutinë dhe të vështira kirurgjikale.
Infermierët kirurgjikalë zakonisht gjënden rreth tavolinave operatore duke ndihmuar kirurgët me
procedurën kirurgjikale si në spitalet publike ashtu dhe në ato private.