Program Description
Ky program studimi ka për qëllim formimin profesional të specialistëve në fushën e historisë së marrëdhënieve ndërkombëtare. Ai i aftëson studentët të analizojnë kompleksitetin dhe proceset e politikës botërore dhe të marrëdhënieve multidimensionale ndërmjet shteteve në këndvështrimin historik. Ky program studimi i pajis studentët me njohuri mbi historikun e marrëdhënieve ndërkombëtare, si dhe konceptet e praktikat kryesore. Gjithashtu studentët fitojnë njohuri edhe në nënfusha të disiplinës dhe çështje relevante, si globalizimi, zhvillimi ekonomik, të drejtat e njeriut, paqja dhe siguria ndërkombëtare, krizat dhe menaxhimi i tyre etj. Ndërsa lëndët me karakter praktik të këtij programi studimi synojnë të aftësojnë studentët për t’u përfshirë në aktivitete konkrete të administrimit të çështjeve ndërkombëtare në vend, rajon dhe më gjerë.
Zgjerimi i njohurive dhe të kuptuarit e zhvillimeve historike, përmes aftësive analitike dhe kritike ndaj ngjarjeve aktuale dhe periudhave të shukuara të vendit, rajonit dhe botës.
Objektivat janë:
Profili kulturor dhe profesional i studentit në përfundim të programit:
Programi i studimit Bachelor “Histori e Marrëdhënieve Ndërkombëtare” ka synim të përgatisë specialistë me formim teorik e praktik në këtë disiplinë. Njohuritë e thelluara dhe kompetencat e fituara në këtë program studimi, të tilla si: aftësi konjitive të bashkëpunimit ndërshtetëror në fusha të ndryshme, analiza kritike dhe krahasuese të çështjeve ndërkombëtare, aftësi të shkrimit akademik, vlerësimi i dinjiteti njerëzor dhe diversitetit kulturor, aftësi komunikuese etj., kontribuojnë në përgatitjen profesionale dhe personale të studentëve, duke lehtësuar integrimin e tyre në tregun e punës.
Sektorët potenciale të punësimit të studentëve në përfundim të programit “Histori e Marrëdhënieve Ndërkombëtare” janë në shërbimin diplomatik, institucionet e pushtetit qendror, institucionet kërkimore-shkencore, organizatat ndërkombëtare, OJF-të, korporatat shumëkombëshe, sektorin e medias, etj.
Njohuritë dhe kompetencat që karakterizojnë programin:
Studentët që përfundojnë programin e studimit “Histori e Marrëdhënieve Ndërkombëtare” kanë fituar njohuritë dhe kompetencat e mëposhtme:
Mundësitë për punësim
Programi Bachelor në “Histori e Marrëdhënieve Ndërkombëtare” ofron mundësi të mira për punësimin e studentëve në sektorët e mëposhtëm:
Frequently Asked Questions by High School Graduates:
This will close in 0 seconds