Në kuadër të projektit ndërkombëtar “Cultivating Academic Intrapreneurship in Western Balkans” (IntraBuild) CBHE Erasmus+, ku Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës është institucion partner, hapet thirrja për aplikim për studentët e UAMD-së për pjesëmarrje në workshop-in 5-ditor të zhvilluar në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Joanneum, Graz, Austri në datat 13-17 Prill 2026.
Workshop-i do të fokusohet në zhvillimin e kompetencave sipërmarrëse të studentëve, duke kombinuar trajnime praktike, punë në grup dhe ndërveprim kulturor. Aktiviteti do të drejtohet nga trajnerë me përvojë në fushën e sipërmarrjes, si edhe pëfaqësues të biznesit, duke ofruar një qasje të drejtpërdrejtë me botën reale të tregut.
NUMBER OF QUOTAS
· 4 (katër) studentë
FIELD OF STUDY
· Administrim Biznesi, Fakulteti i Biznesit
APPLICATION CRITERIA
Student applicants must:
· jenë studentë aktivë në programet përkatëse të studimit (Bachelor, Master);
· të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze në nivel B1–B2;
· të shfaqin motivim dhe gatishmëri për pjesëmarrje aktive në të gjitha aktivitetet e projektit.
DOCUMENTS NEEDED FOR APPLICATION
- Formulari i aplikimit, i plotësuar dhe i nënshkruar (bashkëngjitur);
- Letër motivimi në gjuhën angleze (1 faqe);
- Certificate of grades;
- Copy of passport;
FINANCIAL COVERAGE
Për këtë udhëtim, pagesa mbulohet nga universiteti me fondet e projektit, në vlerën 102 euro/dita dhe 126 euro/nata, si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 209 euro.
APPLICATION DEADLINE
Afati i aplikimit është deri më 27 Shkurt 2026 deri në orën 16:00.
SUBMISSION OF DOCUMENTS
Application documents can be submitted electronically to the address besianaelezi@uamd.edu.al dhe cc eqosja@yahoo.com ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Pestë, zyra 511, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.

